TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Maj 2025, 09:45

Po tentonte të kalonte Kanalin Anglez, mbytet varka në brigjet franceze; humb jetën një person

Shkruar nga Pamfleti

Po tentonte të kalonte Kanalin Anglez, mbytet varka në brigjet

Një person ka humbur jetën dhe 61 të tjerë janë shpëtuar pasi një varkë me emigrantë u mbyt pranë Boulogne-sur-Mer, gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez drejt Mbretërisë së Bashkuar, raporton Sky News. 

Sipas autoriteteve franceze, varka u shkatërrua gjatë natës dhe operacioni i shpëtimit përfshiu disa agjenci ndërkombëtare.

Anija franceze e shpëtimit Abeille Normandie shpëtoi 50 persona, ndërsa organizata britanike RNLI shpëtoi dy të tjerë dhe Forca Kufitare britanike shpëtoi nëntë. Mes të mbijetuarve ndodhej edhe një fëmijë dhe nëna e tij që vuante nga hipotermia. Ata u transportuan me helikopter në spital, ndërsa të tjerët u dërguan në Boulogne-sur-Mer.

Ngjarja ndodh në një kohë kur numri i emigrantëve që përpiqen të kalojnë Kanalin është në rritje, me mbi 10,000 kalime të regjistruara deri në fund të prillit. Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka theksuar përkushtimin e qeverisë për të goditur rrjetet e kontrabandës së njerëzve që shfrytëzojnë emigrantët në këto udhëtime të rrezikshme.

 

Lini një Përgjigje