TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Prill 2026, 19:06

Prokuroria Europiane kërkoi heqjen e imunitetit, zbulohen emrat e 11 deputetëve grekë të përfshirë në skandalin e subvencioneve

Shkruar nga Pamfleti

Prokuroria Europiane kërkoi heqjen e imunitetit, zbulohen emrat e 11

Zyra e Prokurorit Publik Europian po kërkon që parlamenti grek t’u heqë imunitetin 11 deputetëve në detyrë, përfshirë Ministrin e Zhvillimit Rural Costas Tsiaras dhe Ministrin e Mbrojtjes Civile Ioannis Kefalogiannis, si pjesë e një hetimi mbi skandalin gjithnjë e më të gjerë të subvencioneve bujqësore.

“Hetimi ka të bëjë me krime dhe kundërvajtje kundër interesave financiare të BE-së, konkretisht nxitje për pabesi, mashtrim elektronik dhe deklarim të rremë për përfitim të paligjshëm të një pale të tretë”, tha Zyra e Prokurorit Publik Evropian në deklaratën e saj.

Sipas asaj që raporton "Kathimerini", këta janë 11 deputetë nga partia në pushtet, përveç Kefalogiannis dhe Tsiaras:

1-Kostas Karamanlis

2-Kostas Skrekas

3-Katerina Papakosta

4-Notis Mitarakis

5-Dimitris Vartzopoulos

6-Maksimos Senetakis

7-Vasilios Vasiliadis

8-Kristos Boukoros

9-Theofilos Leontarides

Shumica nuk iu përgjigjën një kërkese për koment, ndërsa pjesa tjetër tha se nuk kishin marrë njoftim për kërkesën. Dosja e çështjes ka të bëjë me vepra specifike penale që dyshohet se janë kryer në vitin 2021, ndërsa hetimi për skandalin OPEKEPE vazhdon për vitet në vijim, sipas zyrtarëve të lartë.

Pesë ish-deputetë janë gjithashtu nën hetim, sipas njoftimit të Prokurorisë. Përveç kësaj, dolën informacione në lidhje me përfshirjen e mundshme të një ish-Ministri dhe Zëvendësministrit të Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, në ushtrimin e detyrave të tyre. Sipas informacioneve bëhet fjalë për Spilios Livanos dhe Fotini Arabatzis.

Megjithatë, Neni 86 i Kushtetutës Greke përcakton që, nëse gjatë një hetimi, dalin prova që lidhen me vepra penale që mund të jenë kryer nga ministrat gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, edhe nëse ata nuk e mbajnë më këtë pozicion, këto prova duhet t'i transmetohen menjëherë Parlamentit.

greqia prokurori publik

Lini një Përgjigje