TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2026, 10:39

“Rama të vijë në seancë”, Kapri ultimatum Lamallarit: Sulmuat qytetarët me ujë dhe piper, jepni dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti
“Rama të vijë në seancë”, Kapri ultimatum
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka kërkuar në seancën plenare praninë e Kryeministrit Edi Rama në Kuvend për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, duke e akuzuar mazhorancën për mosrespektim të Rregullores së Kuvendit.

Nga foltorja e Kuvendit, Kapri deklaroi se është depozituar një kërkesë për pyetje-përgjigje me Kryeministrin, duke theksuar se sipas Rregullores, seanca e së mërkurës duhet t’i kushtohet këtij procesi.

“Guximi juaj për të shkelur rregulloren është përtej imagjinatës. Mohoni nenet e Rregullores, konkretisht nenin 95, ku thuhet se të mërkurave zhvillohet seanca e pyetje-përgjigjeve. Kemi bërë pyetje për Ramën dhe ai duhet të vijë këtu të japë përgjigje. Kjo nuk delegohet dot”, u shpreh Kapri.

Deputeti i opozitës kërkoi gjithashtu llogari nga Kryeministri lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë para Kryeministrisë, si dhe për deklaratat e tij mbi atë që e cilësoi si “luftë hibride”.

“Kemi bërë kërkesë edhe për ministrin, për dhunën e ndodhur dje. Rama tha se jemi në luftë hibride. Le të vijë dhe të japë llogari se nga kush po sulmohemi, kur ai drejton edhe strukturat e sigurisë”, deklaroi ai.

Kapri akuzoi qeverinë për përdorimin e forcës ndaj protestuesve dhe bëri thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe ministrit Lamallari.

“Në vitet ’90, Rama e mbushi Tiranën me sloganin ‘Enver-Hitler’ dhe Ramiz Alia nuk bëri gjë. Dje u sulmuan qytetarët me ujë me piper. Lejini standardet e dyfishta dhe jepni dorëheqjen nëse keni guxim”, tha deputeti i Partisë Mundësia.



Lini një Përgjigje