
Qeveria franceze ka përdorur disa kompetenca të veçanta që ja jep Kushtetuta për të detyruar rritjen e moshës së pensionit mes skenave kaotike në parlament, në të cilat deputetët e majtë radikalë kënduan La Marseillaise për të ndaluar kryeministren, Élisabeth Borne, të flasë.
Presidenti, Emmanuel Macron , mori një vendim të minutës së fundit për të shmangur një votim parlamentar dhe në vend të kësaj vendosi të miratojë planin e tij jopopullor për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64.
Pak minuta përpara se deputetët në dhomën e ulët të votonin, Macron ishte ende duke mbajtur një sërë takimesh të furishme me figura të larta politike dhe befas zgjodhi të përdorte kompetenca të veçanta në vend që të mos rrezikonte një votim nga i cili ai dukej se do ta humbte.
Ai zgjodhi të përdorë nenin 49.3 të kushtetutës, i cili i jep qeverisë pushtetin për të anashkaluar parlamentin.
Menjëherë më pas, qindra njerëz u mblodhën në një protestë spontane në Place de la Concorde në qendër të qytetit, ndërsa sindikatat premtuan të intensifikojnë grevat dhe demonstratat në rrugë që kanë nisur që nga janari.
“Ne do t’i vëmë zjarrin vendit. fjalë për fjalë. Rrugët do të bllokohen, hekurudhat do të bllokohen… Shpresoj që sonte nuk do të shohim trazira, por mundet, për fat të keq”, është shprehur një protestues, nga qendra e Parisit, Place de la Concorde.
Kreu i sindikatës së linjës së ashpër CGT, Philippe Martinez, tha se detyrimi i ligjit "tregon përbuzje ndaj njerëzve".
Politikanët në të majtë e quajtën lëvizjen e qeverisë një humbje të madhe dhe një shenjë dobësie dhe e quajtën qeverinë si totalitare.