TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Maj 2023, 21:20

Serbia nuk gjen qetësi, 41-vjeçari kërcënon në rrjetet sociale se do të vrasë të gjithë banorët e qytetit

Shkruar nga Pamfleti

Serbia nuk gjen qetësi, 41-vjeçari kërcënon në

Serbia nuk gjen qetësi. Dy masakra ndodhën në 48 orë dhe u vranë 17 persona, por autoritet kanë frikë se ngjarjet mund të përsëriten. Sot është arrestuar një 41-vjeçar, pasi ka kërcënuar me një tjetër masakër.

Policia ka arrestuar D.J, pasi në një rrjetet sociale ka kërcënuar se do të merrte pushkën dhe do vriste të gjithë banorët e Rumës.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe do procedohet penalisht për thirrje të dhunshme dhe cenim të sigurisë. Për të njëjtën akuza janë arrestuar dhe disa persona të tjerë në zona të ndryshme të Serbisë.

 

serbia vrasje

Lini një Përgjigje