
Komuna e Preshevës në Serbi ka dërguar një telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.
Në mesazhin zyrtar drejtuar Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani shpreh në emër të qytetarëve dhe në emrin e saj ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e një personaliteti të shquar politik.
Ajo shkruan se Fatos Nano ka dhënë një kontribut të çmuar në proceset demokratike dhe forcimin e institucioneve të shtetit shqiptar.
“Në këto momente të dhimbshme, bashkëndjejmë me familjen Nano, me miqtë dhe me mbarë popullin shqiptar kudo që ndodhet. Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe vepra e tij”, thuhet në telegramin e dërguar nga Kryetarja e Komunës së Preshevës.
Lini një Përgjigje