Bota27 Mars 2023, 09:58

Tjetër mobilizim ushtarak? Putini “u vë syrin” studentëve dhe të papunëve, premton para për të luftuar në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër mobilizim ushtarak? Putini “u vë syrin”

Rusia ka nisur një fushatë të re duke kërkuar vullnetarë për të plotësuar trupat e vendit për luftën në Ukrainë. Sipas mediave të huaja, reklamat premtojnë shpërblime në para dhe përfitime të tjera për të joshur studentët dhe të papunët.

Ndërsa luftimet vazhdojnë në fushat e betejës ukrainase si Bakhmut dhe të dyja palët përgatiten për kundërsulme që mund të kushtojnë edhe më shumë jetë, makineria e luftës e Kremlinit ka shumë nevojë për rekrutë të rinj.

Dhjetëra mijëra njerëz u larguan nga Rusia në vend që të raportoheshin në stacionet e rekrutimit. Kremlini ka mohuar që një thirrje tjetër është planifikuar për atë që e quan “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë.

Një rus në Moskë i tha Associated Press se punëdhënësi i tij, një organizatë e financuar nga shteti, mblodhi kartat e regjistrimit ushtarak të të gjithë punonjësve meshkuj të moshës luftarake.

putin lufta ne ukraine