Bota27 Shkurt 2023, 07:47

Zelensky shkarkon komandatin e forcave të Donbasit, Rusia sulm masiv me drone

Shkruar nga Pamfleti
Zelensky shkarkon komandatin e forcave të Donbasit, Rusia sulm masiv me
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar nga posti gjeneralin Eduard Moskalev, komandant i Operacionit të Forcave të Përbashkëta, përkatësisht të operacionit në Donbas. 

Dekreti i shkarkimit, është publikuar në faqen e Presidencës së Ukrainës. Moskalev u emërua komandant i operacionit të forcave të përbashkëta në mars të vitit të kaluar.

Ndërkohë një sulm masiv u nis nga ushtria ruse, me drone dhe raketa Shahed iraniane, gjatë natës dhe deri sot në mëngjes janë lëshuar kundër qytetit perëndimor të Ukrainës, Khmelnytskyi.

Mediat vendase raportuan se një civil u vra dhe katër të tjerë u plagosën.


“Një tjetër sulm masiv terrorist kundër komunitetit Khmelnytskyi. Këtë herë armiku përdori dronë. Deri më tani dimë për një të vdekur dhe 4 të plagosur”, tha kryetari i bashkisë së Khmelnytskyi.

Ushtria ukrainase rrëzoi një dron Shahed mbi rajonin e Chernihiv, kurse dy drone të tjerë u kapën dhe u rrëzuan, pa specifikuar se në cilin rajon.

Që nga e diela, Rusia ka nisur një sulm duke përdorur dronët Shahed të prodhuar nga Irani.
Kievi ka shpallur një kundërofensivë në pranverë duke thënë se do të çlirojë edhe Krimenë, ndërsa patriarku rus Kirill thotë në një takim me fëmijët e Donbasit se ai rajon i përket Rusisë.