Bota15 Maj 2023, 12:29

Zgjedhjet në Turqi/ Rivali i Erdogan fiton shumicën e votave të emigrantëve

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Turqi/ Rivali i Erdogan fiton shumicën e votave të

Kandidati i opozitës dhe rivali kryesor i Erdogan, Kemal Kilicdaroglu ka fituar një shumicë të madhe të votave të emigrantëve turq që jetojnë në Itali.

Bëhet me dije se kreu i Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe kandidati për president të Turqisë ka marrë gjithsej 17.000 vota ose ndryshe 69%, ndërsa presidenti aktual Tajip Erdogan nuk i ka kaluar 29.1%.

La Repubblica raporton se kandidatët e tjerë Sinan Ogan dhe Muharrem Inzte, kanë marrë përkatësisht 1% dhe 0.9% të votave.

Sipas rezultateve të deritanishme, qytetarët turq që ushtronin të drejtën e votës në Greqi duket se shumica e tyre ka votuar për Kilicdaroglu.

Nga numërimi i 36 sondazheve të ngritura në Greqi, Kilicdaroglu ka fituar 73,09% dhe Erdogan 21,11% të votave. Ndërkohë, pjesëmarrja arriti në 19.83% dhe 431 vota janë të vlefshme nga 437 që janë numëruar, në 52.78% të votave.

turqi zgjedhje kemal kilicdaroglu