TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2026, 19:18

"Ka ardhur koha t’i largojmë zvarrë", aktivistja jep mesazhin e fortë nga tubimi historik para Kryeministrisë!

Shkruar nga Pamfleti

"Ka ardhur koha t’i largojmë zvarrë", aktivistja jep

“Shqiptarët ëndërrojnë çdo ditë të rikthehen në atdhe dhe ne po pjekim kushtet që kjo të ndodhë.” Ishte ky një nga mesazhet kryesore të aktivistes Arilda Lleshi gjatë fjalës së saj në protestën e 21-të që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë.

Nga podiumi i protestës, Lleshi u ndal te fenomeni i emigrimit, duke deklaruar se largimi i shqiptarëve nuk vjen nga mungesa e dëshirës për të jetuar në vendin e tyre, por nga mungesa e mundësive dhe zhvillimit.

“Po emigrojmë pikërisht sepse na keni mohuar zhvillimin. Shqipëria nuk është në luftë, por njerëzit po largohen si në vitet ’90”, u shpreh ajo.

Aktivistja tha se diaspora mbetet e lidhur ngushtë me Shqipërinë dhe se shumë emigrantë do të dëshironin të ktheheshin nëse do të gjenin kushte më të mira jetese dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen në vend.

Gjatë fjalës së saj, Lleshi theksoi se një shoqëri nuk mund të konsiderohet e plotë pa rikthimin e mërgatës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi dhe më pak pengesa për ata që zgjedhin të kthehen.

Duke folur edhe për përvojën e saj personale si emigrante e rikthyer, ajo tha se është përballur me padrejtësi dhe vështirësi, por se rikthimi në Shqipëri ka qenë vendimi i duhur.

“Ata na larguan, por ka ardhur koha t’i largojmë zvarrë. Shqiptarët janë një ndër popujt më të lidhur me vendin e tyre. Ata ëndërrojnë cdo ditë të rikthehen nëse piqen kushtet, e tani po i pjekim kushtet vetë.
Kryeministri thotë se nuk duam zhvillim, po emigrojmë pikërisht sepse na keni mohuar zhvillimin.
Ata nuk duan zhvillimin tonë, por tokën tonë. Një shoqëri është e paplotë nëse nuk kthen mërgatën, është shumë e thjeshtë, ne duhet të çlirojmë tregun dhe politikën nga kapja. Mjaft emigrate janë rikthyer, por kur janë përballur me padrejtësitë janë laruar me vrap.
Përse në duhet të emigrojmë sikur jemi në luftë? Si në vitet ’90?
Unë vetë jam emigrante e rikthyer, jam përballur me dorëzimin e shqiptarëve dhe dhunën e pushtetit, por kur ju shoh them se ishte vendimi më i mirë. Mirë se erdhër në shtëpi mërgatë” tha ajo.

protesta

Lini një Përgjigje