TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2026, 19:11

“Pika e parë e kontratës së re është të largohesh”, banorja e Rrjollit mesazh Ramës nga protesta

Shkruar nga Pamfleti
“Pika e parë e kontratës së re është të
Protesta

Protesta e 21-të kundër qeverisë, e zhvilluar këtë të shtunë para Kryeministrisë në Tiranë, është shoqëruar me mesazhe dhe thirrje të forta nga qytetarët pjesëmarrës.

Mes tyre ishte edhe banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj, e cila iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për një “kontratë për Shqipërinë e re”, duke theksuar se ai nuk mund të jetë pjesë e saj.

“Ke keqkuptuar diçka zoti kryeministër, sepse Shqipëria e re, pikën e parë të kontratës e ka që ti të mos jesh pjesë e saj”, u shpreh Kokaj gjatë fjalës së saj para protestuesve.

Ajo tha se qytetarët kanë një kërkesë të qartë për ndryshim politik, ndërsa shtoi se pakënaqësia ndaj klasës politike është në rritje.

Në protestë u dëgjuan edhe thirrje të tjera kundër qeverisë. Një prej pjesëmarrëseve deklaroi se “koha e tyre ka mbaruar” dhe bëri thirrje që të rinjtë të marrin në dorë të ardhmen e vendit.

"Kam një thirrje për të gjithë anëtarët e PD, që kanë ardhur, i ftoj të vijnë si qytetarë. Nuk është e nevojshme të ketë përçarje. Qëllimi është një klasë e re politike e papërlyer. Se kush do shkojë në burg e vendos drejtësia. Shqiptarët mbështesin SPAK.”, shtoi ajo.

Tubimi para Kryeministrisë ka mbledhur qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Organizatorët e kanë cilësuar protestën si një nga më të mëdhatë e zhvilluara deri më tani kundër qeverisë.

edi rama protesta

Lini një Përgjigje