TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2026, 21:24

Paralajmëron Demiraj: Emërimi i Eric Wendt, sinjal i fortë amerikan për korrupsionin në Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmëron Demiraj: Emërimi i Eric Wendt, sinjal i fortë
Dritan Demiraj

Koloneli Dritan Demiraj ka deklaruar se emërimi i Eric Wendt si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri do të sjellë një qasje më të ashpër ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe manipulimit të zgjedhjeve në vend.

Demiraj e cilësoi Wendt si një nga profilet më të spikatura ushtarake dhe diplomatike amerikane, duke përmendur eksperiencën e tij në drejtimin e forcave speciale të NATO-s, misionet ndërkombëtare dhe strukturat strategjike të Indo-Paqësorit.

Sipas tij, përzgjedhja e një figure të tillë tregon se Uashingtoni po e konsideron situatën në Shqipëri jo thjesht si çështje të brendshme politike, por si problem të sigurisë kombëtare.

“Korrrupsioni në nivelet e larta në Shqipëri, lidhja e një pjese të rëndësishme të strukturave qeveritare me krimin e organizuar dhe manipulimi i zgjedhjeve do të trajtohen nga SHBA jo më si çështje të brendshme, por si çështje të sigurisë kombëtare”, u shpreh Demiraj në SYRI TV.

Demiraj: Nga komandant grupi i Beretave të Gjelbra dhe deri në drejtimin e Komandës për Forcat e Operacioneve Speciale të NATO-s, pra i forcave speciale të gjithë NATO-s, përfshi edhe Komandën e Forcave Speciale në Evropë. Flet qartë për një... për një eksperiencë të jashtëzakonshme.

Jo vetëm për sa i përket njohjes së situatave dhe problematikave gjeopolitike në rajon dhe më gjerë, por edhe nga ana tjetër edhe karriera e tij si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në negociim midis palestinezëve, izraelitëve, dhe komanda e tij në një nga pikat më kryesore të rëndësisë gjeografike në Indo-Paqësor si komandant i Forcave Speciale dhe zëvendëskomandant i Komandës Indo-Paqësore, një nga rajonet në të cilat në të ardhmen pritet që të ketë një konflikt.

Tregon qartë që profili i tij është një nga profilet më të jashtëzakonshme dhe Shqipëria me këtë rast ka një fat që i drejtohet ambasada amerikane, por edhe politika e jashtme amerikane, që të ketë një standard të tillë përfaqësues. Pra përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përfaqësohet nga një person me status të tillë.

Mbi bazën e fakteve, unë besoj që një nga, edhe Shqipëria por edhe vendet e tjera, besoj që janë në procedura. Ju e dini që zgjedhja e një ambasadori kërkon jo vetëm zgjedhjen e tij, por kërkon edhe nominimin dhe miratimin nga Kongresi dhe nga Senati. Dhe në këtë këndvështrim, prandaj thashë, parë apo thënë edhe në kontekstin politik në të cilin po kalon situata politike shqiptare, kjo merr një rëndësi të jashtëzakonshme.

Ka një domethënie të jashtëzakonshme. Kjo për shkak se korrupsioni në nivelet e larta në Shqipëri, lidhja e një pjese të rëndësishme të gjithë strukturave qeveritare me krimin e organizuar, vjedhja e zgjedhjeve... por jo vetëm, do fillojnë të trajtohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo më si çështje të brendshme, por si çështje të sigurisë kombëtare.

Dhe unë besoj që prej kohësh, edhe mesazhet e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të Sekretarit të Shtetit, kanë qenë të rëndësishme duke e konsideruar korrupsionin galopant në Shqipëri si një faktor destabilizues dhe jo si një kompromis politik.

Dhe pikërisht, unë gjykoj se manipulimi i zgjedhjeve prej 14 vitesh do të jetë në fokus të punës të ambasadorit të ri, i cili nuk besoj se do të pranojë fasada demokratike, por do të kërkojë standarde reale për sa i përket rezultateve konkrete nga politika shqiptare.

Për shkak se kapja e një pjese të madhe të drejtësisë, dhe mosfunksionimi i asaj siç duhet, sigurisht një pjese të madhe të sistemit të drejtësisë ne e kemi mbështetur dhe vazhdojmë ta mbështesim, por ato vazhdojnë të jenë themeli i mbijetesës së paligjshme të pushtetit aktual.

Dhe këtu e kam fjalën, ju e keni parë që pavarësisht deklaratave të vazhdueshme të opozitës, një pjesë siç kemi ish-zv/kryeministrin, po dhe ministra të tjerë, po mbrohen me të gjitha format e paligjshme nga sistemi i drejtësisë nëpërmjet ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të kryeministrit Rama.

Unë mendoj që, për shkak edhe të eksperiencës 30 vjeçare në forcat speciale dhe pesë vjet të tjera përpara pastaj tek njësitë e ushtrisë konvencionale amerikane.

 Ardhja e një ambasadori të ri do të synojë të theksojë përshpejtimin e procedurave ose të reformave ushtarake, për të cilat për hir të së vërtetës vitet e fundit Shqipëria edhe për shkak të situatës gjeopolitike, por edhe për shkak të drejtimit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nga një përsëri nga një koleg i forcave speciale, i cili krejt ndryshe nga tre-katër shefat e shtabeve të mëparshëm që s'kanë bërë asnjë punë, po krijon një momentum i cili në mënyrë të veçantë tre-katër vitet e fundit ka krijuar një procedurë dhe reforma cilësore në Forcat e Armatosura, të cilat janë ndjerë edhe në drejtim të modernizimit dhe fuqizimit të këtyre strukturave, por edhe të përmirësimit të pagave, kushteve të stërvitjes dhe të punës.

paralajmëron demiraj: emërimi i eric wendt shba

Lini një Përgjigje