TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2026, 17:53

Protesta për gjuhën shqipe/ Gazetari Marin Mema i bashkohet tubimit: Kombi është mbi çdo parti

Shkruar nga Pamfleti
Protesta për gjuhën shqipe/ Gazetari Marin Mema i bashkohet tubimit:
Marin mema

Gazetari Marin Mema ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë në mbështetje të gjuhës shqipe dhe në solidaritet me studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke përcjellë mesazhe të forta për unitetin kombëtar dhe rolin e të rinjve.

I rreshtuar pranë banderolës “Ne jemi bashkë”, një nga simbolet kryesore të protestës, Mema deklaroi se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar përtej ndasive politike.

Po e nis nga mesazhi që kemi dhënë me këtë banderolë këtu: ne jemi bashkë sepse sot vërtet jemi bashkë përtej çdo partie, çdo force! Kombi është mbi çdo parti, kombi është i shenjtë, kombi është gjaku e shpirti i çdo shqiptari dhe s’ka kurrkush që mundet të na ndajë!”, u shpreh ai.

Gazetari theksoi se shqiptarët, kudo që jetojnë, ndajnë të njëjtin identitet dhe duhet të mbështesin njëri-tjetrin.

Ne do të jemi çdo ditë krah çdo shqiptari në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare, krah vëllezërve tanë në Maqedoni e kudo sepse ne do të jemi një shpirt, një zemër, një histori, një kulturë, një identitet, një gjak, gjak shqiptar, i shenjtë!”, deklaroi Mema.

Ai i kushtoi një pjesë të fjalës edhe të rinjve shqiptarë, duke bërë thirrje që ata të angazhohen më shumë për të ardhmen e vendit dhe të rikthejnë dinjitetin e Shqipërisë.

Është koha që të rinjtë shqiptarë të marrin gjithçka në dorën e tyre, është koha që të rinjtë shqiptarë të kthejnë dinjitetin e Shqipërisë dhe trojeve shqiptare! Shqipëria ka nevojë për gjithë këta të rinjtë”, tha ai.

Në përfundim, Mema apeloi për më shumë dashuri ndaj identitetit kombëtar dhe bashkim mes shqiptarëve.

Shqiptarët kanë nevojë për njerëz që e duan me zemër shqiptarinë, ndaj sa më shumë çdo ditë sepse shqiptarinë e bëjnë vetëm ata që e duan vërtet. Është koha për shqiptari, për çdo pëllëmbë të kësaj toke!”, përfundoi gazetari.

 

protesta maqedonia

1 Komente

  1. J
    Jeta

    Bravo rini shqiptare. Mos leni pa shkuar edhe para kryeministrisë, para selisë se ÇFse dhe PSse. Aty fle lepuri. Çoni ata horrat Saëehu e Ramutin te shtëpia! Ju lumtë shqiptaria qe ju ka! Qofshi faqebardhë! Sot shqiptaria ju therret.

    Lini një Përgjigje