Politika ka një rregull të pashkruar: fundet nuk shpallen kur ndodhin. Ato nisin shumë më herët, në momentin kur besnikëria fillon të lëkundet, kur dyshimet zëvendësojnë bindjen dhe kur frika për t'u larguar zëvendësohet nga guximi për ta bërë këtë...
Në rrugët e Tiranës, mijëra shqiptarë po marshojnë prej gati 15 ditësh si një lumë që ka dalë nga shtrati. “Edi Rama, dorëheqje!”, është thirrja që kumbon çdo ditë. Nuk është thjesht një protestë; është një klithmë e vonuar e një pjese të shoqërisë që ndihet e zhgënjyer, e harruar dhe e lodhur nga premtimet që, sipas saj, janë tretur si tym.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, brenda mureve të Partisë Socialiste, ku Rama ka ushtruar kontroll të plotë për më shumë se një dekadë, po shfaqen shenja të një pakënaqësie të heshtur, por gjithnjë e më të dukshme.
Sot, deputetja Marjana Koçeku u largua nga grupi parlamentar i PS-së. Një largim i vetëm, në pamje të parë, por që mund të jetë pikëza e parë e një hemorragjie politike. Një çarje e vogël që, nëse zgjerohet, mund të vërë në lëvizje procese të vështira për t'u ndalur. Brenda PS-së, pakënaqësia ka zier prej kohësh. Elisa Spiropali, Erion Braçe dhe figura të tjera kanë shprehur herë pas here rezerva për mënyrën se si drejtohet partia dhe pushteti: me vendimmarrje të përqendruar, me pak hapësirë për mendim ndryshe dhe me një model që rrezikon ta bëjë strukturën politike më të brishtë sesa duket nga jashtë.
Politika rrallëherë rrëzohet nga një goditje e vetme. Më shpesh, fundi nis me një çarje të vogël, me një largim që në fillim duket i parëndësishëm, me një zë që vendos të mos ecë më në të njëjtin ritëm me shumicën. Pyetja që shtrohet sot është nëse largimi i Marjana Koçekut nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste është thjesht një episod i zakonshëm politik apo sinjali i parë i një procesi më të madh që mund të tronditë pushtetin e Edi Ramës.
Historia politike, jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera, ka treguar se qeveritë e forta nuk rrëzohen kur opozita bërtet më fort. Ato fillojnë të dobësohen kur humbasin besimin e njerëzve të tyre. Kur figura të rëndësishme brenda partisë nisin të sfidojnë autoritetin e kryetarit dhe largohen nga rreshti.
Natyrisht, Shqipëria nuk është ende në atë pikë. Partia Socialiste vazhdon të ketë shumicën parlamentare dhe Edi Rama mbetet politikani më i fuqishëm në vend. Por pushteti nuk matet vetëm me numra. Ai matet edhe me perceptimin e forcës. Dhe kur fillon të krijohet ideja se dikush mund të largohet pa pasoja politike, atëherë edhe të tjerët nisin ta konsiderojnë të njëjtën rrugë.
Prandaj, sfida më e madhe e Ramës sot mund të mos vijë nga opozita në rrugë. Ajo mund të vijë nga korridoret e partisë që ai ka dominuar për më shumë se një dekadë. Nëse pakënaqësitë e heshtura kthehen në veprime konkrete, atëherë largimi i një deputeteje mund të rezultojë vetëm kapitulli i parë i një historie shumë më të madhe.
Ndoshta është ende herët për të folur për fundin e Ramës. Por politika ka një rregull të pashkruar: fundet nuk shpallen kur ndodhin. Ato nisin shumë më herët, në momentin kur besnikëria fillon të lëkundet, kur dyshimet zëvendësojnë bindjen dhe kur frika për t'u larguar zëvendësohet nga guximi./Pamfleti
Nuk mund të bësh sikur nuk po ndodh asgjë
Per krimet e Rames, Olsit, Saliut, Shelzenit, Sllobodankes, Metes, Ballukut, Bashes, Kryemadhi,..., do te shkruhet gjate. Ato jane krime monstruoze me te mëdha qe ka përjetuar shteti shqiptar qe nga 1912. Ato tashme jane te evidentuara nga mendjet e ndritura te kombit. Dhe rinia qe po zgjohet do ti gjykoj meritueshem te gjitha keto krime. Libra te tere po shkruhen.
Bllokoni kufijte se do ju lene glasen.
Duan te ikin dhe te tjeret po jane tepërlyer me mu dhe e dine qe jo thjesht do hane prangat per byzylyk e do qeverisin ne burg, do votojne atje se kush e ka radhen me la halet. Duan te ikin dhe te paperlyerit qe nuk hapin as dhembet po u ka shijuar aq shume paga e dhjamosur bashke me perfitimet e tjera po kur mendojne çfare te punojne nuk u del hesapi se vec me keta jane nginjur gjithw keto vite qyqaret. Hall i madh duket. Vetem se llogaria eshte e thjesht O JE HAJDUT, O I PASTER E DUHET TE JESH NE BULEVARD PER TE RREZUAR Ramaduro diktatorin gjakpires bashke me bishen qe s'po ngordh ca gjaku kane pire qe e gjetshin 100fish SPAK FUT MARSHET shpejt se eshte menderosur gjithandej nuk mbaron dot nje pune. Vijne vetem per pagen dhe te mirat e postit, jep koncesione tendera PA IU DRIDHUR FARE QERPIKU PER BORXHIN e faturat qe paguan populli KOOOT se ajt te jete per hajer.
Koha e ka pershkruar shume sakte , do thosha qe ne diten e 33 te do bie nga froni njeshi ,pashai I debilave sataniste shqipetare qe embajten ne pushte per 30 vjet shkaterrusie dhe urrejtesi me i madh I shqipetare