TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2026, 14:10

Shkaktoi vdekjen e 7-vjeçarit, çfarë thoshte Petri Bozo disa kohë më parë: Kam bërë 20 aksidente, i jap shpejt 

Shkruar nga Pamfleti

Shkaktoi vdekjen e 7-vjeçarit, çfarë thoshte Petri Bozo disa

Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 7-vjeçar është regjistruar në fshatin Mengël të Elbasanit, ndërsa policia arrestoi regjisorin Petri Bozo, i cili drejtonte automjetin që përplasi të miturin.

Ngjarja ndodhi në aksin “Elbasan–Librazhd”, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar, pranë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”, e cila ndodhet buzë rrugës nacionale.

Sipas burimeve policore, pas ngjarjes Bozo ka deklaruar se nuk po lëvizte me shpejtësi, megjithatë autoritetet dyshojnë se automjeti mund të ketë qenë mbi limitet e lejuara. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë ende.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri kishte shoqëruar motrën në shkollë së bashku me nënën, ndërsa vetë ndiqte mësimin pasdite në të njëjtin institucion arsimor.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë treguar se, pasi kishin lënë vajzën në shkollë, nëna dhe djali po lëviznin drejt një dyqani aty pranë. Në ato momente dyshohet se fëmija është shkëputur nga dora e së ëmës dhe është përplasur nga automjeti që drejtohej nga Petri Bozo.

Ndërkohë, pak kohë më parë, gjatë një interviste për Top News regjisori kishte folur edhe për përvojat e tij në drejtimin e automjetit, duke treguar se gjatë jetës kishte qenë i përfshirë në më shumë se 20 aksidente rrugore, edhe pse kishte theksuar se vetëm njëherë ishte ndier realisht në rrezik për jetën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

aksidenti me vdkeje ne mengel petri bozo

2 Komente

  1. T
    Tony

    Kur u bo jevgu pashe te parin qe vrau qe babai vet. Ky kar gjyzel na shitet me fjalor qytetari i paska kaleruar e ngare te gjitha qe, te qeni kali, matorri, makina. Kalin e ngasin vetem dy kategori njerezish, 1) katnaret qe marrin dru ne mal , 2) Pasaniket fisnike qe kalerojne per qef. Ky mut nuk ka asnjeren cilesi. Ne se do te isha babai i djalit do e rripja te gjalle kete te poshter. Drejtesia duhet te mbaje qendrim te rrepter per kete mut qe nuk mund ta quash kurre njeri. A e shihni e degjoni se sa pordhac qe qelb ere eshte?

    1. Mese e vertet.Tmerr per ate vogelush te gjore e per prinderit qe u cau zemren ky palo karagjoz

    Lini një Përgjigje