TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2026, 15:01

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni nje bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO-së, duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë me garanci pasurore prej 20 milionë lekësh.

Në një tjetër zhvillim, SPAK ka dërguar për gjykim tre ish-efektivë policie të akuzuar për mosgoditje të veprimtarive të paligjshme në fushën e drogës, ndërsa Gjykata ka mbyllur një çështje për prishjen e një pallati në Kombinat, duke dënuar dy persona dhe liruar të tjerët nga akuzat.

Ndërkohë, IKMT ka gjobitur kompaninë “Gjikuria” për depozitim inertesh në Dhërmi pa leje mjedisore, ndërsa në Itali është goditur një tjetër rast trafiku droge, ku tre shtetas shqiptarë u arrestuan me një furgon të mbushur me kokainë.

Në Peqin është regjistruar një aksident me dy të plagosur, shoferen dhe një fëmijë, ndërsa në Greqi vijojnë hetimet për një plagosje ku janë të përfshirë edhe dy shqiptarë të arrestuar.

Në Britani, një shqiptar u dënua për krijimin e një ferme kanabisi, ndërsa në Romë është goditur një organizatë e fuqishme kriminale e lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Në Karaibe, forcat amerikane kanë ndaluar një skaf me kokainë pas një operacioni ku u përdor edhe helikopteri “Black Hawk”, duke arrestuar tre persona dhe sekuestruar rreth 180 kilogramë drogë. 

edicioni i lajmeve pamfelti

Lini një Përgjigje