
Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera vecojme:
Besimtarët myslimanë kremtuan Kurban Bajramin në të gjithë vendin... ndërsa krerët e KMSH-së dhe shtetit dhanë mesazhe për paqe, solidaritet dhe unitet.
Në politikë, PD mblodhi Kryesinë për ndryshimet në statut përpara Kuvendit të 30 majit, ndërsa në Tiranë u raportua vizita e një përfaqësueseje të PPE-së në selinë e demokratëve.
Në arsim, të dhënat tregojnë rënie të vazhdueshme të numrit të studentëve, duke thelluar shpopullimin e universiteteve, sidomos atyre publike.
Në drejtësi, Gjykata e Lartë la në fuqi dënimet për grupin “Shullazi”, ndërsa dosja e grabitjes së Rinasit u çua në Gjykatën Kushtetuese nga vëllezërit Çala.
Në rend dhe siguri, dy efektivë u plagosën gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, ndërsa hetimet vijojnë. Në politikën ndërkombëtare, Holanda po udhëheq nismën për qendra azili jashtë BE-së, ku përmendet edhe Shqipëria.
Në Lindjen e Mesme, raportohet për sinjale marrëveshjeje SHBA–Iran për Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Erdogan sulmoi Netanyahun për situatën në Gaza.
Në ekonomi dhe globalisht, “Bordi i Paqes” raportohet pa financim real, ndërsa Europa përballet me një valë ekstreme të nxehti që ka shkaktuar viktima në disa vende.
Lini një Përgjigje