Tensionet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni janë përshkallëzuar pas një serie deklaratash publike të shkëmbyera mes dy liderëve javën e fundit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sulmuar sërish kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Duke komentuar postimin e tij të fundit në rrjetin social Truth, Trump akuzoi Melonin për një qëndrim të padrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe rolit të tyre në mbrojtjen e aleatëve.
“Siç e dini, ne po trajtohemi shumë keq, edhe nga kryeministrja juaj, e cila është sjellë shumë keq ndaj atyre që kanë shpenzuar mijëra, miliarda dollarë për të mbrojtur Italinë. Kur kërkuam thjesht një shenjë mirënjohjeje, na thanë jo. Po flas për NATO-n në përgjithësi, jo vetëm për vendin tuaj. Megjithatë, ajo ka qenë ndër më të këqijat”, deklaroi Trump.
I pyetur gjatë një interviste për Tgcom24, nëse po shqyrton mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga NATO, presidenti amerikan shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë.
“Nuk dua t’jua them”, u përgjigj ai shkurt.
Tensionet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni janë përshkallëzuar pas një serie deklaratash publike të shkëmbyera mes dy liderëve javën e fundit.
Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan NBC, Trump u shpreh kritik ndaj Melonit, duke deklaruar se ishte zhgënjyer nga qëndrimi i saj në lidhje me çështjen e Ngushticës së Hormuzit.
“Meloni më mbështeste me fanatizëm, por nuk e dua as si fanse, sepse nuk më qëndroi pranë, as ajo dhe as NATO, kur lindi çështja e Ngushticës së Hormuzit”, tha presidenti amerikan.
Më herët, Trump kishte deklaruar për median italiane La7 se kryeministrja italiane i ishte lutur për të realizuar një foto së bashku gjatë samitit të G7, duke shtuar se “i kishte ardhur keq për të”.
Deklaratat e presidentit amerikan sollën reagimin e menjëhershëm të Giorgia Melonit, e cila përmes një videoje të publikuar në rrjetin social X i cilësoi pretendimet e Trump si “një shpikje të pastër”.
“Deklaratat e Donald Trump janë një shpikje e pastër. Jam sinqerisht e habitur. Nuk e di përse presidenti i Shteteve të Bashkuara sillet në këtë mënyrë ndaj aleatëve të tij”, u shpreh Meloni.
Kryeministrja italiane shtoi se është zhgënjyese që Trump tregon më shumë tolerancë ndaj kundërshtarëve të Perëndimit sesa ndaj aleatëve tradicionalë të SHBA-së.
“Ka diçka që duhet ta kujtojë, as unë dhe as Italia nuk i lutemi kurrë askujt”, deklaroi ajo.
Politika nuk eshte e dua une se s'ben. Politika eshte si puna e femres qe ta tregon e s'ta jep. Politika nuk eshte te pushtosh zyrat e shtetit me familjaret e ta besh private. Poltitika nuk eshte o me jepni Kanada e Greenland se ju sharrova. Politika nuk eshte te futesh pjellen e dhendurret, si minj kanalesh e tu vjedhesh shteteve diamantin e trojeve me te korruptuarit e qeverise e shpikjes SPAK. Politika eshte ta besh popullin te lumtur, te kete per te jetuar aresim falas, sherbim shendetsor falas, te kete shtepine e vete e ta gezoje. Politika eshte qe shtetet te kene shumicen e produktit Made in te vendit te vet e jo Made in China, Vietnam, India, Bangladesh, e kur keta ta ngrene kerkesen te vendosen fabrikat te vendet qe u paraprihet me shkaterrim e jane duke ngordhur nga uria. Politika eshte qe te duash, te respektosh e anasjelltas tere kombet e shtetet e botes. Europianet i dhane nje mesim te mire Amerikes. I pate sa disipline, unitet, patriotizem e njerezillek treguan tifozet e Norvegjise, Hollandes e sidomos patriotizmin e Skoceze duke kenduar hymnin e Flamurit. Me duket se edhe Shqiptaret e manifestuan moralin e tyre kombetar ne Europian. Mjaft kjo ishte hera e fundit qe Shqiptaret kujtuan se kishin nje mik te mire e sot ata nuk besojne anje me.
Cojini ne kishe dhe i martoni bashke se jane tenxhere kapak per njeri tjetrin, ah dhe ai Edua jone t'i bekoje si i njejte grup gjaku.