Ik sot po munde, që ky vend të shpëtojë nga kapja më e egër e shtetit që pas diktaturës, por fatkeqësisht ti e di që nuk je në gjendje ta ofrosh këtë!
Ik sot, po munde, se mund të mbrohemi nga të huajt më lehtë sesa ç’mund të mbrohemi nga budallallëku funksional që e ke përhapur në çdo qelizë.
Ti vetëm ik të shpëtojmë nga pushtimi i injorancës së Zeqinesë edhe Sarës, të cilat i ke ngritur në argument.
Ti vetëm ik, të shpëtojmë nga shkretëtirizimi i vendit, i cili, pavarësisht se është i bekuar nga natyra e bukur, klima edhe burimet natyrore, u mallkua nga shpura jote përtace, shfrytëzuese e pa vizion.
Por ti nuk ikën dot, të ka mbytur etja për pushtetin. Je sëmurur rëndë nga ky ves i poshtër. Dhe, si çdo i varur, me kalimin e kohës, zhytesh gjithnjë e më thellë. Je i nervozuar, i pështjelluar, je bërë i pasigurt dhe jotolerant. Flet gjëra kot, të cilat askush nuk t’i beson, as ti vetë.
Ik sot po munde, që ky vend të shpëtojë nga kapja më e egër e shtetit që pas diktaturës, por fatkeqësisht ti e di që nuk je në gjendje ta ofrosh këtë!! Etja për pushtet është e tmerrshme. Krijon varësi më shumë se kokaina. Etja për pushtet, kjo sëmundje malinje, të ka gërryer edhe grimcën e fundit të njerëzillëkut.
Mos na mbro nga të huajt, na shpëto nga pushtimi yt. Por ti nuk ikën dot, se i je nënshtruar i tëri nevojës për pushtet. I shërben vetëm pushtetit, betohesh për të. Ti je gati të shesësh jo vetëm të gjallët, edhe interesat e tyre, por edhe kockat e të vdekurve dhe kujtimin e tyre për pushtetin tënd.
Po munde, ti vetëm ik! Por ti e ke të pamundur të ndahesh, siç i ka hije një burri shtetasi, nga pushteti, sepse ti nuk ke më askënd për të të ndihmuar, këshilluar apo ngushëlluar. Ti je i frikësuar edhe vetëm. Ata që kishe më afër gjithë këto vite të lanë vetëm, të lëshuan teposhtë rrymës së zullumit për të mos u mbytur bashkë me ty. Të tjerët janë duke ta thurur rrjetën.
Ti nuk na mbron dot nga askush, sepse nuk je në gjendje të mbrosh askënd, ndaj ti vetëm ik. Por, fatkeqësisht për ty, ti nuk ikën dot më…
Fati yt është i përcaktuar. Ti mund të numërosh vetëm ditët.
E lane vetem shtazen se pane me sy shqyer si i hodhi mish per top. I përdori per firma dhe pastaj i ngujoi ne burg, qe. fundja mire tu behet se mbolli gjeresisht faren e droges, forces se marre te vrasjeve per dell vetulle, çlirimin e hormoneve veç nga thithja (pa dallim femer apo mashkull) por me e keqja varfërimi në shpirt çuarja ne skaj te njerezve kujt me buke e kujt me intelekt e vlera i shkel e mundohesh ti kaperdish, u bë derri daje e injorantit iu hap rruga, ra ne pare e shkel si i verber ne vend te shërohen te gjitheeee
Dakort, duhet te ikij, por pse gjithe ky vrer kur kjo zonje perlyhet cdo dite me jarget e Vokshit, Tabakut, Mulit, Gazit e plot te tjereve, dhe I prishka pune Sara me Zegjinene. Keshtu duke derdhur helm per kundershtarin, i cili ka votuesit e tij,,nuk dalim gjekund
Je gabim Munika, zonja eshte e paanshme dhe madje kunder PeDese! Ka shkruar ne menyre brilante, dhe dua t'i shtoj qe nuk iken dot ai se ka bere ca vrasje te tmerrshme! Ka dhene urdher te vriteshin ata ne 21 Janar prandaj familja e Aleks Nika nuk ja pranon milionat qe u con, ka vrare me djegie per se gjalli Brilant Martinaj e 2 shoket e vet dhe shkrirje ne acid Ervis Martinaj! Krime te tjera nuk i di por besoj se SPAK i del ky kafshe ne aplikacionet e krimit!
"Tha se shkon ne katundin e tij". Pyetje: A KA DOKUMENTE QE VERTETOJNE PRONESINE E BUNKJERIT.2- a ka hetuar IKMTse shfrytezimi eshte bere ne perputhje me lejen. 3- nga kush e ka blere a trashiguar truallin?. rrethimi eshe ne perputhje me ligjin per kete element e te tjra?... Se fundi, dakort ti mund te shkosh kur te duash ne katundin tend, mua pse nuk me le!!!. me turr gjithe administraten e qenave qe te me hetojne sa here ndez dritat e baneses, pyetjet - ja si keto, per te 100 here. Gestapo ne oborrin tim( prona eshte blere me te drejten e parablerjes se ish pronarit). Qellimi: te shpopullojne zonene, si? duke te thirrur ne IKMT sa here dukesh ne katundin tende, pse? Na kane futur ne listen e te zhdukurve, spastruarve.