TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Korrik 2026, 17:38

Dokumente false dhe pistoletë, SPAK zbardh detaje nga arrestimi i Adi Çobës: Operacioni u krye me DIA-n e Barit!

Shkruar nga Pamfleti
Dokumente false dhe pistoletë, SPAK zbardh detaje nga arrestimi i Adi
Momenti i arrestimit të Adi Çobës nga BKH dhe DIA e Barit

Në momentin e arrestimit, Çoba kishte me vete një pistoletë automatike me dy karikatorë, si dhe katër dokumente të dyshuara të falsifikuara, mes tyre një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane. Sipas SPAK, këto elemente tregojnë lëvizjet e tij të shpeshta dhe lidhjet me Italinë.

SPAK ka dhënë detaje mbi arrestimin e Adi Çobës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit "URA", i cili u lokalizua dhe u vu në pranga më 2 korrik në zonën e Shkozetit, në Durrës.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, operacioni u zhvillua nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), në bashkëpunim me Qendrën Operative DIA të Barit, në kuadër të skuadrës së përbashkët hetimore mes SPAK dhe Drejtorisë Antimafia të Barit.

Në momentin e arrestimit, Çoba kishte me vete një pistoletë automatike me dy karikatorë, si dhe katër dokumente të dyshuara të falsifikuara, mes tyre një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane. Sipas SPAK, këto elemente tregojnë lëvizjet e tij të shpeshta dhe lidhjet me Italinë.

Pas arrestimit, ai u shoqërua në paraburgimin e Durrësit, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave të ekstradimit.

SPAK kujton se Adi Çoba ishte një nga personat që i kishte shpëtuar operacionit ndërkombëtar "URA", të zhvilluar më 21 maj 2025 nga autoritetet shqiptare, italiane dhe belge. Pas operacionit, hetimet vijuan në Durrës dhe në disa qytete në veri dhe jug të Italisë, duke bërë të mundur lokalizimin e tij.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Çoba u arrestua në Shkozet, zonë që identifikohet si një nga bazat e aktivitetit të grupit kriminal Troplini–Doçi, i dyshuar se vepronte mes rajonit të Puglias, Shqipërisë dhe Holandës.

"Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në bashkëpunim me Qendrën Operative DIA të Barit arrestuan më 2 korrik në Shkozet, Durrës, shtetasin shqiptar A.Ç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi A.Ç ishte në kërkim të kuadër të operacionit ndërkombëtar “URA”, i zhvilluar mes autoriteteve shqiptare, atyre italiane dhe belge më 21 maj 2025.

Në momentin e arrestimit, ai kishte në zotërim një pistoletë automatike me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane.

Këto elemente tregojnë lëvizjen e shpeshtë si dhe lidhjen me Italinë. Në përfundim të operacionit, i dyshuari u shoqërua në ambientet e paraburgimit të Durrësit, në pritje të procedurave të ekstradimit.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK dhe Drejtorisë Antimafia të Barit.

Më 21 maj 2025, SPAK dhe Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit, me mbështetjen e Interpolit, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Policisë së Shtetit ekzekutuan 52 urdhërarreste, (dy të lëshuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë) ndaj personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim të produkteve të veprës penale dhe krime të tjera të lidhura me to. 

Gjithashtu u krye edhe sekuestrimi i pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme  në Shqipëri dhe Itali, në vlerën e disa miliona eurove.

Pas konfirmimit se disa shtetas shqiptarë kishin arritur t’i shpëtonin operacionit “URA”, SPAK dhe autoritetet italiane i shtrinë hetimet në Durrës dhe në disa qytete në veri dhe jug të Italisë duke bërë të mundur lokalizimin e tij.

Shtetasi i arrestuar në Shkozet, qendra kryesore e grupit kriminal Troplini-Doçi, që vepronte mes Puglia-s, Shqipërisë dhe Holandës, u lokalizuar në lagjen e tij."-njofton SPAK.

Operacioni "URA" çoi në ekzekutimin e 52 urdhërarresteve ndaj personave të dyshuar për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe vepra të tjera penale të lidhura me to. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në Shqipëri dhe Itali, me vlerë prej disa milionë eurosh.



adi Çoba spak njoftim

Lini një Përgjigje