TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Qershor 2026, 12:26

Qarkullonte me armë, kapet 35-vjeçari në Korçë 

Shkruar nga Pamfleti
Qarkullonte me armë, kapet 35-vjeçari në
Pamje nga arrestimi

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri.

Sipas policisë, arrestimi u bë pranë kryqëzimit të fshatit Dishnicë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi qarkullonte i armatosur. Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë e kapën në flagrancë dhe sekuestruan armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të arrestuarit janë ndërmarrë veprimet procedurale, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të rastit. 

armembajtje pa leje

Lini një Përgjigje