Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Berat, Rama deklaroi se në rrjetet sociale po qarkullojnë pretendime sipas të cilave Zvërneci i është shitur Izraelit dhe se në atë zonë do të strehohen palestinezë.
Kryeministri tha se projekti ende nuk është bërë publik, pasi puna për hartimin e tij vijon prej tre vitesh, ndërsa theksoi se qeveria ka mbajtur një qëndrim kërkues për të garantuar standardet më të larta në aspektin mjedisor dhe urbanistik.
Sipas Ramës, investimi i planifikuar pritet të sjellë rreth 4 miliardë euro në ekonominë shqiptare, ndërsa studimet për projektin dhe ndikimin në mjedis po realizohen nga studio ndërkombëtare prestigjioze.
Ai kritikoi gjithashtu reagimet e disa mediave greke dhe grupeve kundërshtare të projektit, duke ngritur pikëpyetje mbi aleancat që, sipas tij, janë krijuar kundër investimit.
Duke iu referuar incidentit të ndodhur gjatë protestës në Zvërnec, ku një qytetar u shoqërua me forcë, Rama tha se shteti ka reaguar duke arrestuar personin përgjegjës, duke nisur procedimin penal ndaj rojeve të përfshira dhe duke hequr licencën e kompanisë private të sigurisë.
"Sot transformimi i gjithë vijës bregdetare pa filluar ky investim e ka rritur 4 fish vlerën e pronës. Ato janë prona të shqiptarëve. Ça do me thënë kjo që Shqipërinë nuk ja japim të huajve. Ça do me thënë që Shqipëria është e shqiptarëve. Kush e ka vënë në diskutim. Puna si do ti bëjmë shqiptarët që të ndjehen në shtëpi. Si qytetarët të barabartë me vendet e tjera, apo që ka mundësi të bëhet konkurrues por nuk bëhet se ka frikë. Kush proteston duhet të nxjerrë projekti për cilin proteston? Nuk kanë si e nxjerr, se projekti nuk ka dalë akoma, se po punohet për 3 vitesh, në emrin tuaj në interesin e shqiptarëve kemi mbajtur gjatë gjithë kohës një qëndrim shumë kërkues për një projekt që do sjellë 4 mld euro në Shqipëri.
Kemi qenë shumë kërkues për të gjitha këto shqetësime që kanë ata që bien pre e manipulatorëve e disa pseudo myslimanëve që përhapin një legjendë skandaloze që Zvërneci është shitur te Izraeli dhe aty do vijnë palestinezët. Madje përhapin dhe video ku kërkojnë emrin mbiemrin e atij rojes që bëri atë akt skandaloz dhe e duan sepse duan ta vrasin dhe e thonë. Dhe vënë lek, euro në ato faqe e tyre të ndyra. Duke i bërë thirrje urrejtjes. Duke përdorur manipulimin e rrjeteve sociale. Ça myslimanësh janë ata?
Si mund të jenë ata në aleancë me median greke. Dy qenie të ndryshme. Na është shqetësuar media greke nga mëngjesi në darkë për mjedisin në Shqipëri. Ndërkohë askush nuk tregon projektin, që po ndërtohet nga studiot më prestigjioze në botë, studimi për mjedisin po bëhet nga studiot më prestigjioze në botë. Pa gjithë këto nuk ka leje ndërtimi. Ku janë këto? Nuk janë se nuk kanë përfunduar. Atëherë çfarë bëhet kundërshtia. Ajo që ndodhi ishte skandaloze. Shtet matet me mënyrën si reagon. Ça duhet të bëjmë më shumë qeveria dhe shteti. Arrestimin e personit, vënien në ndjekje penale të rojeve aty. Heqjen e licensës së kompanisë private. Çfarë duhet të bëjmë? Është manipulim. Dhe pastaj, nga ana tjetër ky është një moment për të kujtuar sa herë jemi nisur të bëjmë gjëra përtej së zakonshmes jeni hasur në kundërshtim."-tha Rama.
Baxhelle e peshtire. Po fakton qe po shet atdheun e shqipetareve per karrigen tende te qelbet
jane shqiptare gjithsesi o ADMINISTRATOR I KEQ I VENDIT TEND....ADMINISTRATOR ta themi per delikatese se dukesh nje GRABITES PRONE qe seshte e jotja eshte e te gjitheve....ti si ADMINISTRATOR I KEQ nderon FE njehere behesh GREK....njehere papritmas behesh IZRAELIT ben dhe ZAON izraelit pa e pyetur dhe te presesh sa te ritet qe ta pyesesh se cfare ndihet.....pastaj behesh musliman....dhe gdhihesh budist ne megjez sipas interesit....sa lehte etiketon njerzit se cfare feje kane.....PROTESTUSIT KANE VETEM NJE FE ....SHQPTARINE qe sduan qe ti tja u shesesh pa leje dhe pa trasparence KOMBIN E TYRE.....MOS PO TENTON TE FUSESH NE SHERR KOMBIN TEND NE MENYRE FETARE....FEJA E SHQIPARIT ESHTE SHQIPTARIA DHE JO SI THATE DIKU NE NJE KOFERENCE QE UNE JAM KRYEMINISTRI I TALEBANEVE.....shqiptaret nuk jane TALEBANE....jane SHQIPRATE NE TOKEN E TYRE te percare nga FETE PA ZOT REAL por te SHPIKUR politik kastile per te parcare kte KOMB dhe mbare BOTEN....HISTORIKISHT FEJA ESHTE PERDORUR per percarje dhe vkllaveri morale ....mos e keni dhe ju SHOK APO KOMSHI ....ZOTIN qe flisni kaq i sigurte....FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA
Greket edhe mushkonjat po te levizin ne Shqiperi aty e mbajne mendjen e duan te mbulojne mutrat e marrjes se padrejte te detit, qe ua dhate ju politiqenet e jo populli. Mos e degjenero revolten e popullit o ortaku i Sali Berishes e krimit te droges e pislleqeve me tokat e popullit.