TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2026, 10:57

“Taulant, kujdes mos të hedhin në kosh plehrash”/ Shehaj shpërthen për protestat: Qytetarët nuk ju duan më, kur populli ngrihet duhet të shkohet në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti
“Taulant, kujdes mos të hedhin në kosh plehrash”/ Shehaj
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke iu referuar protestave që po zhvillohen në vend.

Shehaj akuzoi mazhorancën se ka injoruar qytetarët dhe kërkoi respektimin e ligjit dhe të Kushtetutës, ndërsa theksoi se protestat janë një tregues i pakënaqësisë së madhe publike.

Më tej, deputeti i tha Ballës se duhet të tregojë kujdes kur kalon afër koshit të plehrave se protestuesit mund ta marrin e ta fusin atje siç kanë bërë në vende të tjera.

“Zbatoni ligjet e Kushtetutën. I shihni njerëzit që kanë dalë apo jo. Ju kalojnë afër shtëpisë apo jo. Janë me dhjetëra mijëra, del Taulanti dhe i tall. Keni shitur Shqipërinë dhe interesin e shqiptarëve në 35 vite, kanë dalë në shesh shqiptarët. Kuvendi duhet të shkrihet nuk ju duan më njerëzit duhet të vijnë t’ju marrin zvarrë.

Taulant kujdes kur kalon afër koshit të plehrave se mund të të marrin e t’ju fusin atje siç kanë bërë në vende të tjera. Do të mbahet mend si qershori i protestave. Mjaft i injoruat dhe ua nxitë jetën qytetarëve. Kur populli ngrihet duhet të shkohet në zgjedhje”, deklaroi Shehaj.

Deklaratat e kreut të Partisë Mundësia u bënë gjatë debatit parlamentar për zhvillimet e fundit politike dhe protestat që prej ditësh po mbahen në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

 

shehaj protesta qytetare taulant

Lini një Përgjigje