TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2026, 10:34

Protestat kundër qeverisë dhe opozitës/ Deputetët e PD me pankarta në Kuvend: Armiku i Shqipërisë është Edi Rama

Shkruar nga Pamfleti
Protestat kundër qeverisë dhe opozitës/ Deputetët e PD me
Deputetët e PD duke mbajtur pankarta në Kuvend

Ka nisur seanca plenare e radhës në Kuvend, ku deputetët e opozitës kanë zgjedhur të përcjellin mesazhet e tyre përmes pankartave.

Që në fillim të seancës, teksa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, prezantonte rendin e ditës, deputetët e opozitës shpalosën disa pankarta me mbishkrimet: “CNN these people are no fake news!”, “O jari, kur do e japësh dorëheqjen?” dhe “Armiku i Shqipërisë është Edi Rama”.

Ky aksion vjen në një kohë kur prej 11 ditësh vijojnë protestat e qytetarëve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Protestuesit kanë drejtuar kritika ndaj gjithë klasës së vjetër politike, duke artikuluar edhe thirrjen simbolike të protestës: “Rama në burg, Berisha në burg”.

 

2 Komente

  1. v
    vk

    Keta jane kot! Si ajo viagra, e skaduar, qe s'te ben efekt!

    1. r
      rgv

      Pse jeni akoma ne karriget e Parlamentit ju?

      Lini një Përgjigje