TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2026, 15:48

Jasir Asani i jep fund dilemave, sulmuesi i kombëtares konfirmon rikthimin e bujshëm (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Jasir Asani i jep fund dilemave, sulmuesi i kombëtares konfirmon rikthimin
Jasir Asani

Pas disa javësh mungesë, Jasir Asani është rikthyer në Iran për t'iu bashkuar sërish skuadrës së Esteghlalit dhe për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, i cili kaloi periudhën e pushimeve në Shqipëri, iu bashkua pjesës tjetër të ekipit në qendrën stërvitore, ku zhvilloi edhe seancën e parë nën drejtimin e stafit teknik.

Rikthimi i Asanit u pasqyrua edhe në rrjetet sociale, ku si vetë lojtari ashtu edhe klubi iranian publikuan foto dhe video nga mbërritja e skuadrës në qendrën stërvitore, si dhe nga seancat e para të stërvitjes.

Përmes një postimi në Instagram, Asani shprehu entuziazmin për rikthimin në Iran dhe rifillimin e punës me Esteghlalin.

Pas një kohe të gjatë, u ktheva në Iran. I lumtur që po stërvitem sërish me Esteghlal. Është një ndjesi speciale ky rikthim në një vend të mbushur me kujtime shumë të bukura”, shkroi Asani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jasir Asani (@jasir_asani10)

jasir asani sulmuesi i kombëtares esteghlal

Lini një Përgjigje