TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2026, 19:57

Përfundon pjesa e parë/ Portugalia e nis vrullshëm, luzitanët befasohen në fund nga Kongo (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon pjesa e parë/ Portugalia e nis vrullshëm,
Portugali-Kongo

Në Houston po luhet ndeshja mes Portugalisë dhe Republikës Demokratike të Kongos, e vlefshme për Grupin K. 45 minutat e para të këtij takimi u mbyllën në barazim 1-1.

Portugezët e nisën takimin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të. Pas një krosimi të saktë nga Pedro Neto në krahun e djathtë, Zhoao Neves u shkëput në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë.


Kombëtarja kongoleze reagoi në minutën e 11-të, kur Joan Uisa provoi me një goditje të rrezikshme, por topi përfundoi pranë shtyllës së majtë.

Në minutat shtesë, Kongo barazoi shifrat me Joan Uisa, i cili shënoi me kokë, pas një krosimi në zonë që mori nga Artur Masuaku. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

portugalia kongo kupa e botës

Lini një Përgjigje