TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 9 Qershor 2026, 10:20

10 fakte nga pafytyrësia e pazarxhiut Edi Rama

Shkruar nga Pamfleti
10 fakte nga pafytyrësia e pazarxhiut Edi Rama
Edi Rama /

Ndërsa në Vlorë akuzon qeveritë e mëparshme për grabitjen e bregdetit, dokumentet dhe vendimet zyrtare tregojnë se gjatë 12 viteve të pushtetit të tij janë dhënë dhjetëra leje ndërtimi në det, në zona të mbrojtura dhe mbi prona publike...

Ditën premte, Edi Rama shkoi me helikopter në Vlorë, për të sqaruar banorët e Zvërnecit, lidhur me tokat e grabitura nga mafiozët Artur Shehu e Pëllumb Petritaj, dhe leverdinë e resortit që do ndërtojnë vajza e dhëndri i Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Takimin e bëri në Bashkinë e Vlorës, me 20 punonjës të përzgjedhur të kësaj bashkie dhe 5 banorë të Vlorës që kanë marrë toka me qira në Zvërnec, ndërsa banorë të fshatit ishin vetëm dy përfaqësues të familjeve pronare Moçka e Ballaj, që e “gozhduan” duke i çjerrë maskën.

Por edhe në atë takim, Edi Rama, tregoi pafytyrësinë e tij, duke thënë se para vitit 2013, janë dhënë cerftifikata pronësie për sipërfaqet detare, ua kanë regjistruar si toka, dhe u kanë dhënë leje ndërtimi brenda në det.

Për të prezantuar veten dhe qeverinë e tij si gjoja mbrojtës të pronave private e shtetërore dhe si zbatues të lgjit, Edi Rama gënjeu, duke thënë se para vitit 2013, janë dhënë e regjistruar si prona private, pjesë brenda Butrintit e leje ndërtimi.

Faktikisht, në zonën e Butrintit janë dhënë leje e janë bërë ndërtime para vitit 2013 edhe mbi plazhe, por jo brenda në det dhe vetëm jashtë Parkut të Butrintit.

Ndërsa Edi Rama, nëpërmjet ministrave Mirela Kumbaro, Blendi Klosi e Elva Margariti, jo vetëm dha me koncesion gjithë Butrintin, por hoqi 600 hektarë nga parku natyror i Butrintit.

Këtë sipëfaqe i dhuroi për ndërtime resortesh me vila e pallate, një prej tyre kompania “Alb-Star” e Sadik dhe Idajet Ismaliaj, që kanë kullën e stadiumit dhe kanë marrë rreth 200 milionë Euro tenderë e pasuri publike gjatë 13 viteve pushtet të Edi Ramës.

Me urdhër të Edi Ramës dhe firmë të Mirela Kumbaros, kompanisë së prodhimit të sallameve “Hako”, i është dhënë 2000 m2 sipërfaqe truall në qendër të Butrintit, ku ka ndërtuar hotel, restorante, qebaptore e parking.

Me udhër të Edi Ramës, trafikantit Andrea Çaushi i është dhënë Kalaja e Lëkurësit në Sarandë e kthyer në resort; ndërsa trafikantit mik të tij Dajlan Abdia, i ka dhuruar 68 hektarë tokë të zonës bregdetare ngjtur me këtë kala, për të ndërtuar resort.

Me udhër e vendim të Edi Ramës si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe leje nga ministrja Mirela Kumbaro, kompanisë “Bega 07” të mikut të saj trafikant Arben Muçobega, iu dhanë 11 hektarë bregdet në Gjirin e Llamanmit në Porto Palermo për resort.

Kryeministri Edi Rama, tha se para viti 2013, janë regjistruar sipërfaqe detare si toka buke dhe janë dhënë leje ndërtimi për hotele e restorante brenda në det.

Në fakt, vetë Edi Rama, më 16 mars 2022, me Vendim Nr. 28 të Këshillit Kombëtar të Territorit të firmosur prej tij, i dha kompanisë “Adhenis” Sh.p.k të mafiozit Artur Shehu, leja e ndërtimit për hotel e restorant 50 metra brenda në det përballë Lungomares në Vlorë, dhe këtë sipërfaqe deti, kadastra  ia ka regjistruar si truall pronë private.

Vetëm në periudhën janar 2020-prill 2025, Edi Rama, ka dhënë 52 leje ndëritmi të tjera brenda detit në Ksamil, Sarandë, Himarë, Vlorë, Divjakë, Lalz, Kavajë, Durrës, Shëngjin e Velipojë.

Por miqve, oligarkëve, trafikantëve dhe familjarëve të qeveritarëve e personazheve të ekraneve, Edi Rama u ka dhënë 168 leje për hotele, vila e resorte, në zonat e mbrojtura parqe e breza shkëmbore prona shteti buzë detit, të cilat i kanë regjistruar si toka në pronësi të tyre.

Madje, leje për pallate brenda zonës së mbrojtur “Parku Natyror Volorkë-Tushemsht” buzë liqenit në Pogradec, Edi Rama, i ka dhënë dhëndrit të Sali Berishës, mjedisorit Jamarbër Malltezi e ortakut të tij Fatmir Bektashi, të tre të pandehur e në gjykim për aferën “Partizani”./Pamfleti

10 fakte nga pafytyrësia e pazarxhiut edi rama

1 Komente

  1. H
    Hari

    Shperndajeni sa me shume dhe kudo qe te shkoje Le ta presin me duartrokitje zagaret e tij!hajduti me I madh ne historine 36 vjecare te demokracise ne shqiperi!

    Lini një Përgjigje