Çdo minutë ka lajme jo të mira për kriminelët...
Ende pa hypur në Olimp për herë të dytë, Presidenti Donald Trump, ka tërhequr vëmendjen e Botës për të dytën herë që kur Prometeu i mitologjisë greke u ngrit kundër Titanit Kron për një rend të ri shoqëror.
Hyjnesha e Evropës, Georgia Meloni, është e para heroinë që energjitë e veta po i sakrifikon për shfarosjen e përbindëshve të socializmit barbar.
Gjithë mendjet e ndritura të kësaj Bote, janë dobësuar para zemërimit të Promoteut që po, ka ndezur “zjarrin” e madh në Shtëpinë e Bardhë.
Aty po digjen edhe projektet e 4 Klaneve Mafioze të fshatit tonë.
Pas dekorimit të kreut të SPAK-ut Altin Dumani, ka dështuar jo vetëm komisioni anti-SPAK i milionerit kontrabandist Fatmir Xhafaj, por edhe suksesi i secilit prej emrave të njohur të kapove të 4 Klaneve Mafioze ka shkuar për lesh.
Sali Berisha dhe Ilir Meta po piqen në hell të drejtësisë, Fatos Nano është i sëmurë dhe me zor luan ndonjë milion dollarë kumar, Babloku furnizon me dru oxhakun e një pasaniku tjetër, që në defterët e fshatit tonë, është regjistruar si klani Nr.5, i lindur në epokën e Charles McGonigal.
Këta të mbinatyrshmit për nga pasuritë, janë buzë greminës.
E dënuan Shqipërinë dy vjet pa mbasador amerikan, por edhe në lobimin e fundit dështuan me sukses ekzemplar.
Senati i SHBA-ve, i dërmoi për fare me bllokimin e kandidaturës së ambasadorit që nuk e kapërcen shkallën e besimit të republikanëve, ose fshatçe, të vetmes “gjethe fiku” që shpresonin t’u mbulonte pjesët e turpshme Zotave që Promoteu nuk po arrin ta shembin aty në shkëmbin e Tartarit.
Çdo minutë ka lajme jo të mira për kriminelët.
Rrëzja e diellit ka rënë mbi ujin e ndotur të Peshqve të mëdhenj si një rrufe në dorë të atij që skenën globale për të “vrarë” gjithçka e konsideron të korruptuar apo të ndikuar nga armiqtë politikë të demokracisë, e ka lëshuar edhe mbi 4 apo 5 Klanet Mafioze të fshatit tonë.
Zotërinj mafiozë, me gjithë këto ngjarje, ç’prisni tjetër veç transparencës së pasurive dhe përballjes me drejtësinë!
Lini një Përgjigje