Meqë të pamundurit nuk kanë as nerva, ecin rrugëkalimeve plot rrezik, përmbi dokumente të zhubrosura nga prokurorët specialë që fshijnë emrin e Bablokut nga akuzat kriminale dhe izolojnë pas hekurave aty herë një fshatar viktimë e herë një tjetër...
SPAK-u, në vend të nisë hetimet për dosjen McGonigal, pasi shkarkesat e ujërave të zeza të korrupsionit kanë qelbur dynjanë; nga Tirana ku lëshohen e deri në Washington ku po filtrohen, me veprimet e mosveprimet, e devijon timonin antiamerikan, uron Edi Ramën, të lumtë palla!
Babloku çuditërisht, arriti t’ua fundos tapën Kosovës, Amerikës dhe Yuri Kimit, banorëve të fshatit e deri Fredi Belerit!
Po, edhe fshatarët e diplomacisë e dinë, Edi Ramës i ka plasur cipa e turpit.
Përgjegjësia nuk ka vend tek të papërgjegjshmit, ka ndërruar rezidencë, ka vajtur tek drejtësia, tek ata që paguhen me taksat tona për të hetuar dhe arrestuar kriminelët, edhe ata më pak të rrezikshmit se Edi Rama.
Rrjetet sociale po çahen nga shpërfaqja e humorit për drejtësinë, ortake të krimit që gërryhet në një ëndërr me erë mishi të pjekur në hell nga qeveria më e korruptuar në historinë tonë.
Rama, edhe pasi u kap duke vjedhur shtëpinë e vet me një hajdut amerikan, sheikët e SPAK-ut i thonë publikisht, të lumtë palla hajdut!
Po po, sot Rama është në rrugë e SPAK-u poshtë.
Meqë Babloku ja ka shtrënguar litarin në fyt SPAK-ut, shqiptarët të mundurin qëllojnë.
Ja, McGonigal-in e arrestuar, po e sakatojnë, SPAK-un e nënshtruar po e masakrojnë, Bablokun e tërbuar po e urojnë, vetëm përpara, kurrë më mbrapa!
Mbrapa hekurave, le të shkojnë të dobëtit.
Meqë të pamundurit nuk kanë as nerva, ecin rrugëkalimeve plot rrezik, përmbi dokumente të zhubrosura nga prokurorët hajdutë që fshijnë emrin e Bablokut nga akuzat kriminale dhe izolojnë pas hekurave aty herë një fshatar viktimë, e herë një tjetër.
Po pse të gjithë e kanë tmerr edhe SPAK-un edhe Ramën?!
Sepse ata janë gjarpërinjtë e rrezikshëm, komuniteti që ka ndërtuar me paratë e skllevërve, sistemin që mbron të keqen deri me paradat antishqiptare të izolimit të vullneteve shoqërore për të protestuar para zyrave; ose hapni dosjet e krimeve, ose marsh edhe ju për në burg!
Po kjo nuk ka si të ndodhë edhe pak, sa të ndizen ca drita në Veri të Kosovës.
Sa kohë kemi terr, ngushëllohemi vetëm me faktin e zi se po diçka kemi bërë, të paktën të gjithë banorët e globit e dinë, se SPAK-ut i ka plasur cipa e turpit, uron Edi Ramën, të lumtë palla hajdut!/Pamfleti
Lini një Përgjigje