Dosja e zezë29 Mars 2023, 17:12

Gramoz Ruçi, thirrje vlonjatëve: Votoni për kryetar vëllain e dhëndrit tim, Ermal Dredhën!

Shkruar nga Pamfleti
Gramoz Ruçi, thirrje vlonjatëve: Votoni për kryetar
Gramoz Ruçi

Babloku e caktoi Ermal Dredhën kandidat për Kryetar Bashkie të Vlorës, si sekser i punëve të pista të Sinan Idrizit gjatë 6 viteve ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe si krushk i Gramoz Ruçit, për ta pasur garant në shfrytëzimin e Vlorës si çiflig privat...

Ditën që PS dorëzoi emrat e kandidatëve për kryetar të bashkive, ish- krye parlamentari Gramoz Ruçi, nëpërmjet një mesazhi në adresën e tij në “FB”, u bëri thirrje banorëve të Bashkisë së Vlorës, të votojnë kandidatin Ermal Dredha.

Gramoz Ruçi, postoi këtë mesazh: - Për Bashkinë Vlorë, PS ka zgjedhur një diplomat të shkëlqyer si Ermal Dredha, i cili meriton plotësisht mbështetjen e qytetarëve të Vlorës. Ermali për Vlorën, votojeni!”

Gramoz Ruçi, thirrje vlonjatëve: Votoni për kryetar

Më troç, Gramozi po bën thirrje, që vlonjatët të votojnë për Ermal Dredhën, vëllain e dhëndrit të tij Herion Dredha, duke e servirur si diplomat të shkëlqyer dhe zgjedhje të përkryer nga PS.

Kur realisht, për kandidaturën e Ermal Dredhës, nuk u përfillën as socialistët e Vlorës dhe as kryesia e PS në qendër, që realisht kishin përzgjedhur si kandidat deputetin Ilir Metaj.

Por Babloku e caktoi Ermal Dredhën kandidat për Kryetar Bashkie të Vlorës, si sekser i punëve të pista të Sinan Idrizit gjatë 6 viteve ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe si krushk i Gramoz Ruçit, për ta pasur garant në përdorimin e Vlorës si çiflig privat të tyre.

Pas thirrjes së Gramoz Ruçit në “FB”, një komentues vlonjat me emër real Edison Kosumi, ka shkruar me ironi: - E rëndësishme është të mos ketë lidhje me ish-krye bashkiakun e korruptuar të Vlorës, Neki Dredha, që për të mbledhur paratë e miletit, përdorte një person me emrin Xhelal”.

Gramoz Ruçi, thirrje vlonjatëve: Votoni për kryetar
Neki Dredha

Themi me ironi, mbasi komentuesi e di që kandidati Ermal Dredha është djali i ish-krye bashkiakut të Vlorës, Neki Dredha në vitet 1998-2000, të cilin e përzuri Fatos Nano mbasi ia drodhi në pazaret e pista me tokat, trojet, privatizimet dhe lejet e ndërtimit në bregdet.

Para 2 vitesh, Shoku Gramoz bëri sikur hoqi dorë nga PS, parlamenti e politika, ndërsa në prapaskenë dhe pazar me Edi Ramën e Sinan Idrizin, kanë projektuar të marrin Bashkinë e Vlorës si “pashallëk” familjar./Pamfleti         

    

gramoz ruçi neki dredha ermal dredha vlora rama