TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2023-08-14 09:07:00

Banorët e Fierzës sërish në protestë: Ndalni punën në gurore dhe mos ndërtoni fabrikën e bitumit!

Shkruar nga Pamfleti
Banorët e Fierzës sërish në protestë: Ndalni punën
Banorët e Fierzës në protestë

Banorët e Fierzës në Tropojë janë ngritur sërish në protestë duke bllokuar edhe aksin nacional Firzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.

Bllokimi i rrugës ka ardhur për shkak të kërkesave të banorëve që kanë ndaj institucioneve për të bllokuar punën në guroret dhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi.

Banorët kanë ngritur pretendimet se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor, ndotjen e ujit të pijshëm dhe vështirësojnë jetesën e tyre. Kjo protestë pason një sërë protestash të tjera që kanë bërë banorët, por deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar.

Bllokimi i rrugës ka sjellë radhë të gjata automjetesh, të bllokuar kanë ngelur edhe punonjësit e Hecit të Fierzës, të cilët po udhëtonin në këtë aks nga Bajram Curri në Fierzë.

Banorët e Fierzës sërish në protestë: Ndalni punën

 

banore fierze proteste gurore

Lini një Përgjigje