TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2025-11-13 16:24:00

Barazia gjinore, Iris Luarasi: Më kanë kërcënuar me prerjen e kokës së fëmijëve!

Shkruar nga Pamfleti

Barazia gjinore, Iris Luarasi: Më kanë kërcënuar me prerjen

Deputetja e PS, Iris Luarasi ka bërë me dije se ka marrë kërcënime të rënda, madje me jetën e fëmijëve.

Sipas saj, këto kërcënime vijnë vetëm pse mbështeti projektligjin për Barazinë Gjinore.

Kemi qenë pjesë e debateve publike dhe politike. Në një farë mënyrë duket sikur jemi mësuar me kulturën e sharjeve dhe fyerjeve. Por këtë herë ka qenë si asnjëherë më parë sepse kam marrë kërcënime me vdekje, për prerje të kokave të fëmijëve.

Patjetër që i kam denoncuar. Më thuaj kush është kundër familjes? Për çfarë arsye Iris Luarasi të mos respektonte familjen. Unë jam nënë dhe nuk do të doja të më thërrisnin prindi 1 dhe 2.”, tha ajo.

Lini një Përgjigje