
Luto Refat Sadikaj joins the ranks of the “elite” pilots of Albanian aviation of all time. He was one of the pilots of the first group that was trained, from the beginning, in our aviation school, in Vlora. So, Luto Sadikaj is “homegrown”, one hundred percent. Not only that. Luto Sadikaj was “cooked” and perfected to the sophisticated aircraft of the time, the Mig-21, in Albanian airfields, with local instructors, according to the combat training course and Albanian aviation regulations, in conditions when the limits were constantly decreasing and without two-seater aircraft. Perhaps we are dealing with a unique case in the world history of combat aviation.
"Luto Sadikaj was quite confident in the work he did. He worked, without deceit, and his sincerity was evident. He was quite human; simple and a regular family man. Luto's dedication to his family was rare. His love for his daughter, Gresa, was, perhaps, a good model of a father's love for his daughter. When he played football, Luto Sadikaj was unrestrained and no one could 'hold' him. He shot very accurately, especially with his left foot. With his bare foot, Luto hit better than with shoes on.
When he was on vacation in the army convalescence, in Durrës, the then coach of the 'Partizan' team, the well-known Bejkush Birçe, activated Luto to train, every day, for 30 minutes, the team's goalkeeper – Perlat Musta. Bejkushi knew that Luto had a strong shot and shot with precision, so he activated him and asked him to shoot barefoot! One day, the football team of the Gjadri regiment, played football against the team of the Rinas regiment. We were friends, but, in this particular case, we were playing against each other. Luto Sadikaj, even when he played, was huge.
He wanted the victory to be on his side, but only with justice. In Gjadri's team, Luto was the leader. In that game, the referee awarded a penalty, in favor of Gjadri's team. Luto grabbed the ball and placed it at the 11-meter mark. He was going to shoot it himself and took off his left shoe. (Barefoot he shot harder and more accurately). The referee saw it and objected. The reasoning for the objection was that the regulations did not allow it. Luto insisted on shooting barefoot. As an opponent of Luto's team, I was on the referee's side. Yes, where did Luto Sadikaj ask? He shot the penalty, barefoot and scored.
Myzaferi remembers the relationship with Luto Sadikaj as a pure, uninterested friendship, as a bond of colleagues, where the influence was mutual. As Myzoja emphasizes, Luto Sadikaj's values, as a person and as a pilot, were visible and tangible. He climbed the ranks of the military hierarchy, one by one and was appointed commissar of the new Gjadri regiment. The commander of this regiment was the rare pilot, from Fieri-Dhori Nasi Zhezha. The two of them were a rare couple; unprecedented: two comrades; good friends and colleagues.
They flew in the sophisticated 'Mig'-21 aircraft, which they never parted with. Luto was a commissar and had to deal with the entire range of problems of the regiment's personnel (of course, from the perspective of his work), and this gave him a great burden; he did not shy away from his duties as a pilot, but participated in every task and exercise of the annual air training program. When the 'Mig'-21 took off, Luto Sadikaj was there, among the personnel and at their head, ready to lead by personal example; not with words, but with flight.
The prominent professional attitude, the shaped features of a fighter pilot and his special character, which stemmed from the genius and the education he had received, pushed Luto Sadikaj to be where the difficulties were most numerous and the danger was eminent. However, the surprises and traps that set up the celestial ambushes were not shared with the brave commissioner Luto Sadikaj. He, as a giant that he was, seemed to be asking him to challenge the danger tonight, not to bypass it. Luto was a complete pilot. He possessed the elements of flight theory down to the most secret recesses, knew in detail the constructions and technological processes of using air technology; courage, bravery and endurance in difficult air situations, were an addition to his "giant" physique; all of these, together, constituted a guarantee and allowed him to come to the forefront of the flight action.
Quite a difficult case was when Luto Sadikaj, one day, when he was flying a supersonic aircraft 'Mig'-21, which had come out of a medium repair, carried out in the conditions of the regiment's workshop, by a team of specialists, coming from the factory of origin. That day Luto took off in the air, to reach twice the speed of sound. His colleague and close friend, Petrit Bebeçi, says; "At an altitude of 13,000 m., when the speed of the aircraft reached 1920 km/h (M = 1. 8), the engine started to work hard (pumping) and the engine, nor the aircraft, were controlled. The pilot acted and they did not react. Luto Sadikaj, got out of that critical air situation, thanks to his quality as a class pilot, accustomed to overcoming such air situations, where his life was put in the 'scales', more than once.
Mirëpo prapësitë dhe të papriturat ajrore, për Luto Sadikaj, nuk kishin të sosur. Fluturimi, të cilit ai nuk i ndahej, ajri, të cilin e kishte bërë mik dhe e donte shumë, vazhdonin ti ngrinin kurthe e ‘taraba’. Kurthet dhe të papriturat që kishte kapërcyer deri atëherë, më 29 mars të vitit 1982 në jetën e Luto Sadikaj erdhën disi ndryshe. Atë mëngjes, fati nuk ishte në anën e komisarit të regjimentit, por kundër tij. Ishte ditë fluturimi e zakonshme. Luto Sadikaj, do të ngrihej, në ajër, me avionin ‘Mig’-21, me numër anësor 108, për të kryer një kapje ajrore, të pasuar nga sulme tipike, kundër një objekti ajror (avion i të njëjtit tip), i cili ishte ngritur, në ajër 5 minuta para tij. Luto, me avionin e tij, doli në brezin e ngritjes (siç e përshkruan me saktësi e vërtetësi Petrit Bebeçi), por, pak pas shkëputjes nga toka, në një çast kur nuk kishte rrugëdalje tjetër, Lutos i ndodhi ajo,….tragjedia!
Një tufë pulëbardhash kishin shtegtuar nga anë e anës, sikur të kishin bujtur në këtë luginë, enkas, për të prurë aty, atë gjëmë. Pulëbardhat, atë mëngjes fluturonin, të çakërdisura, pranë tokës, në përpjekje për të gjetur ushqim në ugaret e sapo-pluguar. Arat e pluguara e kishin vënë mes tyre brezin e betonuar, ku ngrihen e ulen avionët. Në kohën kur avioni i Lutos, ishte në çastet e shkëputjes normale, nga toka, disa pulëbardha u shkëputën nga tufa e hynë në kanalin e thithjes te motorit të avionit ‘108’.
Motori i këtij avioni, ndryshe nga paraardhësit e tij, nuk i ka kanalet e thithjes të mbrojtur nga rrjetë metalike, që të mos lejonte futjen e shpendëve të egra në motor. Në rastin e ‘Mig’-ëve 21, shpendët të çoroditura, pas futjes në kanalin e hyrjes, kanë ndeshur në lopatat e turbinës, të cilat rrotullohen me shpejtësi marramendëse, kanë shkaktuar thyerje të tyre dhe, për pasojë kanë shkaktuar pompazh. Në këta kushte fuqia motorike ka rënë ndjeshëm e, avioni nuk mund të vazhdonte të ngjitej, përkundrazi.
Ata që ndiqnin, me sy ngritjen e komisarit, panë një flakë jeshile, në të verdhë, e cila pështolli trupin e avionit, dëgjuan një zhurmë të mbytur të motorit, jo si zhurma që ishin mësuar të dëgjonin. Piloti Luto Sadikaj, me përvojë të gjatë në fluturime dhe guximtar i rralle, me veprime energjike, tentoi të largohej nga toka e të kalonte në marrje lartësie, por avioni nuk i bindej. Fuqia motorike, nuk mjaftonte për këtë punë. Kur pa që avioni i tij tentonte të shkonte drejt tokës dhe vuri re se brezi i betonuar kishte mbetur pas, me reflekse të zhvilluara, veproi shpejt, për ta ulur avionin drejtpërdrejt përpara, në brezin jeshil, i cili shërben si rezervë.
Brezi jeshil është i gjatë 500 m. dhe me gjerësinë e brezit të betonuar dhe atij rezervë, anash. Rrotat e avionit me numër anësor ‘108’, prekën tokën 150 m., mbasi ai kishte fluturuar sipër lëndinës. Frenimin e avionit nuk e bëri as brezi i sigurisë me rërë dhe ai ndali, vetëm pranë bregores së lumit të Gjadrit, afër një togu me shtëpi, në pozicion gjysmë të përmbysur. Luto Sadika u mundua të hapte fanarin e kabinës por të dhjeta kunjat që bëjnë sigurimin e tij, ishin të futura, në fole dhe ishin të deformuara nga goditja që pësoi avioni.
Ganxha që siguron fanarin ishte e bllokuar. Dy fshatarë nga Gjadri, të cilët e kishin vrojtuar atë skenë makabre, i shkuan pilotit në ndihmë. Luto, me shenja, u transmetoi mesazhin për të shkallmuar fanarin. U munduan dy gjadrasit, me mjetet që u ndodhën pranë, për të bërë siç u tha piloti në nevojë, por nuk qe e mundur. Koha nuk priste. Luto e kishte të qartë prognozën e ngjarjeve, ndaj u tha (përsëri me shenja) fshatarëve, që të largoheshin prej avionit, sa më parë. Pas disa sekondash nga largimi i tyre, avioni shpërtheu, e u mbulua nga flaka. Piloti Luto Sadikaj, një ‘div’ i vërtetë, në të gjithë treguesit, mbeti aty, duke humbur jetën.
Ia vlen të ndalemi, në mënyrë të veçantë për të sqaruar këtë çast. Kur themi që Luto Sadikaj ishte njeri me botë e me shpirt të madh, kjo është një fjalë goje. Po t’i referohemi vetëm aktit të tij, tejet njerëzor, në çastet e fundit të jetës, kur u sugjeroi dy fshatarëve të largoheshin nga avioni, sa më parë, secili mund të arrij lehtësisht në përfundimin logjik, se ai, me jetën e tij, mbrojti jetën e dy të panjohurve, që i shkuan në ndihmë.
Këtë veprim më se human, mund ta kryejë vetëm një njeri i përkushtuar, i cili kishte marrë përsipër misionin e shenjtë, për të mbrojtur jetën e atdheut e të çdo njeriu të veçantë. Mjetet kundra-zjarrit dhe ato të shpëtimit, mbërritën shpejt, por shpëtimi i jetës së pilotit, ishte i pamundur. Shpërthimi i karburantit dhe i predhave, bënë të vetën. Trupi i pajetë i komisarit u transportua në ambulancën e repartit e më pas në spitalin e qytetit të Lezhës. Më tej, atë e çuan në familje, në Lezhë, ku iu bënë ndërrimet që i takonin”.
Luto Refat Sadikaj ishte njëri nga pilotët e elitës të regjimentit e të aviacionit shqiptar, një prind e bashkëshort shembullor dhe një qytetar i devotshëm, me shpirt human. Ai ishte i zgjedhur, anëtar i Këshillit Popullor të qytetit të Lezhës; bashkëqytetarët e donin dhe e respektonin. Shpirti i tij human ishte i njohur, në qytet e më gjerë. Ai, shpesh, u falte të vobektëve, veshje e sende nga të tijat e nga të familjes së tij. Një i sëmurë, i cili e kishte parë Luton kur luante futboll dhe kishte përftuar veshje, nga bamirësia e tij, kur u përcoll Luto, i pajetë, iu bashkua procesionit, me lot në sy!
Një i moshuar, nga fshatrat e Kashnjetit, i cili kishte të birin, ushtar, në regjiment, kur shkoi për ngushëllim në familjen e Luto Sadikut, u shpreh: “. . . Komisarin, as e kam njohur; as e kam taku, por, siç më ka diftu im bir e, siç kam ni të flitet në Lezhë, burra të tillë janë të rrallë e nuk qahen…”! Homazhe e ngushëllim e u bënë dhe në familjen e xha Refatit, në Tiranë. Morën pjesë mjaft shokë, kolegë, miq e dashamirë të komisarit, qytetarë të moshave e profesioneve të ndryshëm, të ardhur nga rrethet dhe nga treva heroike e Mallakastrës.
Këto hollësi nuk i solla në këtë shkrim, për të prekur sentimentet e atyre që do ta lexojnë, por për të përforcuar vlerat morale, popullaritetin që gëzonte në atë trevë komisari Luto Sadikaj dhe sa njerëzi kishte në portretin e atij njeriu të veçantë. Përcjellja e komisarit të Regjimentit të Gjadrit, Luto Refat Sadikaj, u krye, të nesërmen e vrasjes së tij, në datën 30 mars të vitit 1982, në varrezat publike të Sharrës, në Tiranë. Me një vendim të posaçëm të qeverisë; Luto Refat Sadikaj u shpall: “Dëshmor i Atdheut” dhe eshtrat e tij u vendosën në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, në një parcelë të veçantë, prehen pilotët që kanë rënë, në krye të detyrës.
Rënia, në krye të detyrës, e komisarit të Regjimentit të Gjadrit, në një ditë me diell, atje, në fund të brezit të betonuar, në sy të njerëzve që e vrojtonin fluturimin e tij, doemos e shokoi efektivin e regjimentit. Dhimbjen e kësaj gjëme e ndjenë të gjithë efektivat, por pilotët e patën disi më pranë. Me kolegët, Luto ishte rritur e, me vullnet të përbashkët, kishin përballuar sfidat e rritjes. Siç veprohet, rëndom, në këta raste, u ndërprenë fluturimet; u bënë analiza e u dhanë provime dhe u bë përgatitje plotësuese, e të posaçme.
Shkaku i katastrofës ishte i dukshëm e i pranueshëm dhe nuk linte shkak për mëdyshje e interpretime boshe. Mbasi u studiua përvoja botërore, u morën disa masa organizative, për të parandaluar futjen e shpendëve në zonën ku zhvilloheshin fluturime, sidomos në ngritje e në ulje. Në botë, përvoja nuk mungonte. Shpendët ishin bërë shkaktarë për bllokimin dhe shkretimin e disa aerodromeve. Me pilotët u zhvilluan mësime e tranazhe plotësuese dhe u pasurua me elementë të rinj, instruksioni i shfrytëzimit të aerodromit të Gjadrit.
Amullia që erdhi vetiu, pas gjëmës, dhe një farë plogështie që u duk tek efektivat, “u shkundën” e njerëzit “e mblodhën veten”, kur nisën fluturimet, rreth dy javëve më pas! Komanda e regjimentit, në këtë çështje nuk u nxitua. U kalua nga elementët e thjeshtë, tek ata të ndërlikuarit. Fillimisht, u ngritën në ajër drejtuesit e regjimentit, me avionë dyvendësh, e më pas me ata luftarakë. Prinë me shembullin vetjak, komandanti i regjimentit, Dhori Nasi Zhezha dhe mjeshtri i lindur, Petrit Sado Bebeçi e, pas tyre, pilotët e tjerë.
Gumëzhitja e turbinave dhe qarkullimi i aeroplanëve, siç bën gjaku kur qarkullon në rrëmba, i dhanë regjimentit gjallërinë dhe jetën e mëparshme. Trishtimi, gradualisht u largua nga pamja e njerëzve të atij garnizoni. Njerëzit e të gjithë profileve, me këtë rast dëftuan shumë shqiptari. Bëhet fjalë për burrëri; vendosmëri e shpirt sakrifice. Pse jo dhe aftësi profesionale. Në këtë “ndërmarrje” të vështirë, Komiteti i Partisë dhe Komanda e Aviacionit, i qëndruan pranë efektivit të Regjimentit të Gjadrit dhe ndihmuan, konkretisht, nëpërmjet specialistëve, për të dalë nga amullia e trishtimi i ditëve të para, pas katastrofës ajrore.
Shkaku i gjëmës ishte i jashtëm e i dukshëm, por analizat nxorën në evidencë edhe disa të meta e dobësi, në organizimin dhe zhvillimin e ditës (natës) së fluturimeve. Më tepër u vu theksi tek përgatitja e të gjithë pilotëve, në mënyrë të detajuar, për çdo fluturim dhe për sigurimin e aerodromit, në të gjithë elementët e ruajtjes së tij. Dua të nënvizoj dhe një fakt, i cili, pavarësisht se nuk ishte shkak për ngjarjen, lidhej, larg e larg, me ngarkesën e pazakontë të komisarit, si punëtor që përgjigjej për edukimin e njerëzve dhe, në të njëjtën kohë fluturonte.
Komisari që fluturon, lipset të përgatitet, për fluturim njëlloj si pilotët e tjerë. Mund të ndodhë që, gjatë kohës së përgatitjes, për fluturim, i duhet të bisedojë me një oficer i cili, ka mosmarrëveshje me familjen; ose mund t’i duhet të merret me një ushtar, që rri i vetmuar, ngaqë në fshat, ka një të dashur, por familja e saj nuk bie dakord të martohet me të. Ka dhe raste kur komisarit, në procesin e përgatitjes i kujtohet se një ushtar ka nënën, të sëmurë në malësi e, i duhet të shkojë në shtëpi, për ta parë, në palcë të dimrit, mes peripecive të rrugëtimit etj. Këto e spostojnë komisarin nga përgatitja për fluturim dhe e degdisin, sa në një anë, në anën tjetër.
Luto Refat Sadikaj, ishte komisar i Regjimentit të Gjadrit. Një detyrë tejet e rëndësishme e me vlera. Por dhe me përgjegjësi të madhe. Thënë pa dorashka, pozicioni i komisarit, si njeri që merrej e përgjigjej për edukimin e njerëzve, ishte tejet i larmishëm e i vështirë. Atij i duhej të merrej me çdo gjë që kishte lidhje me jetesën e efektivave dhe me kërkesat e tyre, jetësore, nga lidhëset e këpucëve, mënyra e veshjes dhe e paraqitjes, sjellja, komunikimi, prirjet e veçoritë e formimit, karakteret e tyre, deri tek aftësitë intelektuale dhe hobet e secilit individ.
Detyra e komisar Lutos, bëhej më e vështirë për disa faktorë të veçantë. Në piramidën e ngrehinës, në vijën vertikale të komandës, në çdo hallkë, nisur nga komandanti i ekuipazhit, deri në majë të piramidës, tek komandanti i regjimentit, kishte persona përgjegjës që ndiqnin dhe organizonin punën, kurse në vijën e komisarit, kjo nuk ekzistonte. Luto, si gjithë komisarët e tjerë të regjimenteve të aviacionit, ishte pilot. Ai e kishte pasion të veçantë fluturimin e nuk i ndahej, jo vetëm realizimit të planit vjetor të stërvitjes ajrore. Mirëpo fluturimi; çdo fluturim, kërkon përgatitje të detajuar për çdo element, gjë që kërkon kohë.
Terreni ku operonte Luto Sadikaj kishte disa veçori. Ai ishte i detyruar të njihte nga afër e, të mbante parasysh karakteristikat dhe veçoritë e banorëve të zonës. Zadrima, Kashnjeti, malësia e Ungreit dhe Rrila, Kakariqi e vende të tjerë nga ku mobilizoheshin ushtarët e regjimentit, nuk janë si fshatrat e rrethit të Tiranës, Krujës, Beratit etj, ku ai kishte punuar. Për të ndërtuar punë ideopolitike me efekte, sipas kërkesave të veçanta të njerëzve, para së gjithash kërkohej njohja dhe mbajtja parasysh e tyre.
Regjimenti i Gjadrit, është “pjellë” e dy regjimenteve te tjerë: E atij të Qytetit “Stalin” dhe të Rinasit. Nga këta dy regjimente “nënë”, u përzgjodhën për në Gjadër efektivat që kishin shkallë kualifikimi më të lartë dhe teknika me moshë më të re. Kishte arsye që u ndoq kjo rrugë, e cila rezultoi e drejtë. Regjimenti që u krijua rishtas, ishte në terren të vështirë e u ngrit nga e para. Vetëm faktorin erë, të përmendim, lidhur me ndikimin negativ, tek fluturimet, besoj është e qartë. Më duhet të shtoj se niveli i kuadrove që populluan regjimentin e Gjadrit, ishte relativisht i lartë.
Puna me këtë kategori njerëzish kërkonte domosdo t’i përgjigjej një nivel i lartë i komisarit, gjë që kërkonte punë individuale, për rritjen e nivelit, nga Luto Sadikaj. Në praktikë, në atë kohë, janë vërtetuar raste kur komisari, e kishte të vështirë të gjente pozicionin që i takonte e, kthehej në një dublant të komandantit. Luto Sadikaj ishte me intelekt të zhvilluar dhe e kuptonte këtë, prandaj sakrifikonte mjaft, për t’u ngjitur në nivelin e kërkesave. Ndoshta, në atë kohë, duhej e mund të mendohej për t’ja lehtësuar ngarkesën e pazakontë të komisarit; në veçanti kur bëhej fjalë për një komisar fluturues, siç ishte Luto Sadikaj.
The passing of pilot commissar Luto Sadikaj in that air disaster was an immense loss for everyone. His death was felt, first of all, by his family: his wife, Captain Margarita, his daughters Gresa and Eni, whom he loved very much, his parents: Bejlere and Refat Sadikaj; his brothers and sisters, his many friends and acquaintances, and those of the Sadikaj family, all who knew that special man. That Luto Sadikaj was not just any person, but a personality to whom toasts were made while he was still alive. His loss was felt by the Gjadri Regiment, the aviation and the army; the pain he left behind saddened many people and "made a path".
A lot of time has passed since that tragic separation, but the memory of Luto Sadikaj can never be extinguished. Those who left behind: His wife; two daughters; brothers and sisters, numerous nieces and nephews, friends, colleagues, all who knew and worked with that "golden" boy, have something to remember from his life and bright work. This monograph, dedicated to his life and activity, may it be one more contribution to the building of his eternal memory. Eternal glory to the memory of that "deli djali" who "went out" in the prime of his age and at the peak of his professional maturity, as a rare master and professional! - May his bright soul rest in peace!/Memorie.al
Lini një Përgjigje