TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2025-10-21 14:40:00

Gjykata e Lartë anulon dënimin e Bashkim Dedjës, dosja e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese do të rigjykohet në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Lartë anulon dënimin e Bashkim Dedjës, dosja e

Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me çështjen kundër Bashkim Dedjas, ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë urdhëroi që çështja të rikthehej për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por me një trup gjykues të ndryshëm nga ai që e kishte shqyrtuar më parë çështjen.

SPAK kishte kërkuar një vit burg për akuzat e fshehjes së pasurisë, por GJKKO e dënoi me 6 muaj burg, të cilët iu konvertuan në një vit lirim me kusht.

Sipas SPAK, Bashkim Dedja fshehu një apartament në formularin e tij të vetëdeklarimit ndërsa ishte gjyqtari i parë që u ndëshkua nga GJKKO, pasi nuk arriti të kalonte Vettingun.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese u shkarkua nga Vettingu për shkak se nuk justifikoi një apartament në Durrës dhe në prill 2021, gjykata urdhëroi sekuestrimin e tij.

Lini një Përgjigje