TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2024-06-28 09:22:00

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, zbardhet skema si Kristian Boçi pastronte paratë e trafikantit Elman Abule; të përfshira edhe gratë e tyre

Shkruar nga Pamfleti
Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, zbardhet skema si Kristian Boçi
Kristian Boçi

Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara.

Ditën e sotme prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 50 milionë euro pasur të Kristian Boçit, Elman Bules si dhe 5 personave të tjerë të lidhur me ta.

Sipas prokurorisë, Boçi rezulton se krijoi një shoqëri tregtare mes të cilës pastronte paratë e Elman Abules i dënuar për trafik droge në Belgjikë. 

Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara.

Mes sekuestrimeve janë edhe 14 shoqëri tregtare.

Prokuroria njofton se nga hetimet nga rezultuar se këta persona kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre.

Kush janë Kristian dhe Drilona Boçi?

Drilona Boçi zotëron një nga atelietë më të njohura të veshjeve në Tiranë. Ajo ka marrë pjesë edhe në konkurse bukurie si dhe është e diplomuar për drejtësi.

Nga martesa me Kristian Boçi ka dy fëmijë.

Kristian njihet si boksier dhe influencer në rrjetet sociale. Ai njihet gjithashtu edhe për miqësinë e ngushtë me Bes Kallakun.

 

kristian boçi pasuri

Lini një Përgjigje