
The Constitutional Court forces the Assembly to change the law and redefine the salaries of judges...
The Constitutional Court has partially accepted the judges' request for a salary increase.
The judges met this afternoon to decide on the request of the Union of Judges, and it appears that the Constitutional Court has satisfied both sides.
Prime Minister Edi Rama has exerted extraordinary pressure on this issue and according to the decision, there will be no salary increase as the judges requested, but the Constitutional Court forces the Assembly to make some legal changes and accurately determine the salary of judges, as according to it there cannot be a reduction in the salary of judges.
The complaint relates to the changes of 2023, when it was determined that the basic salary of magistrates would be 36% of the salary of the President of the Republic, specifically about 153 thousand lek. Previously, the reference for calculating the salary was that of the director of the department in the Prime Minister's Office, which at that time was 132,100 lek.
Although the change brought a nominal increase of over 20 thousand lek, the judges argue that in practice it has produced a relative decrease in their salary. This is because in the same period the government increased salaries in the public administration, bringing the salary of the director of the department in the Prime Minister's Office to 231 thousand lek. According to them, if the reference had remained the same, the salary of magistrates would have been about 78 thousand lek higher.
To be more precise, the Constitutional Court has decided: The repeal of the first sentence of letter “a” of Article 1, as well as point 2 of Article 2 of Law No. 33/2023, dated 25.05.2023 “On an amendment to Law 96/2016 “On the status of judges and prosecutors in the Republic of Albania”, as amended””, as incompatible with the Constitution of the Republic of Albania; The obligation of the Assembly to adopt the necessary legal amendments, according to the reasoning of this decision, by 31.07.2026.
The Union itself in the complaint requested: “The repeal as incompatible with the Constitution of the Republic of Albania of articles 1 and 2 of law no. 33/2023 “On an amendment to law no. 96/2016 “On the status of judges and prosecutors in the Republic of Albania”” which provide for: 1- “a) the basic reference salary for judicial and prosecutorial functions which is the same as multiplying the coefficient 0.36 by the salary of the President of the Republic” and 2- “2. For the year 2023 the basic reference salary for judicial and prosecutorial functions is calculated according to this law from April 1, based, for the purpose of the calculation, on the salary of the President of the Republic of 425,000 (four hundred and twenty-five thousand) lek”.
Meanwhile, the legal provisions are:
-Neni 1: “Shkronja “a” e pikës 5 të nenit 12 ndryshohet si më poshtë: “a) paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, e cila është e njëjtë me shumëzimin e koeficientit 0.36 me pagën e Presidentit të Republikës. Paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë indeksohet me vendim të Këshillit të Ministrave jo më vonë se dy vjet nga indeksimi i fundit. Niveli i indeksimit në çdo rast nuk kalon një pikë përqindjeje mbi nivelin e targetuar të inflacionit nga Banka e Shqipërisë.”
Neni 2: “1. Paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë indeksohet për herë të parë nga Këshilli i Ministrave jo më herët se data 1.1.2026.
2. Për vitin 2023 paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë përllogaritet sipas këtij ligji nga data 1 prill, duke u bazuar, për efekt të përllogaritjes, në pagën e Presidentit të Republikës me vlerë 425000 (katërqind e njëzet e pesë mijë) lekë.”
Pra me pak fjalë, gjykata detyron Kuvendin që brenda korrikut të vendosë ndryshimin e ligjit dhe ata duhet të përcaktojnë se si duhet të përllogaritet paga e gjyqtarëve, por me kushtin që të mos ketë ulje, por rritje të pagës.
Vendimi
Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot në datën 17.02.2026, mori në shqyrtim çështjen me kërkues Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, me objekt shfuqizimin e neneve 1 dhe 2, pika 2, të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Gjykata, bazuar në natyrën dhe thelbin e pretendimeve të parashtruara në kërkesë, vlerësoi t`i trajtojë ato në këndvështrim të nenit 138 të Kushtetutës, sipas të cilit: “Paga dhe përfitimet e tjera të gjyqtarit nuk mund të ulen”, përveçse në rastet e parashikuara shprehimisht nga kjo dispozitë. Paprekshmëria e pagës dhe e përfitimeve të tjera janë ngritur në nivel kushtetues, me qëllim që të drejtat/përfitimet, të cilat burojnë nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit, të mos ndryshohen me efekt negativ. Shpërblimi financiar, si një nga garancitë thelbësore për pavarësinë e gjyqtarëve, ashtu edhe atë të vetë pushtetit gjyqësor, parim ky i lidhur pandashmërisht me atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve, duhet t’i përgjigjet rëndësisë së funksioneve që ata kryejnë.
Në vendimin e saj nr. 35, datë 22.11.2022, kur shqyrtoi formulën e përcaktuar me ligjin nr. 50/2021, Gjykata theksoi se ligjvënësi, brenda hapësirës së tij normuese, ka diskrecion për formulën e referencës (në shërbimin civil ose në pagat e funksionarëve publikë të tjerë), duke qenë kjo një çështje që i përket oportunitetit të tij. Megjithatë, në ushtrimin e kësaj kompetence në plotësimin e kuadrit ligjor, ai duhet të mbajë parasysh përcaktimet e nenit 138 të Kushtetutës, duke garantuar, në çdo rast, që paga dhe përfitimet e tjera që vijnë si rrjedhojë e zbatimit të sistemit të referencës së pagave, të mos ulen nën standardet e përcaktuara në atë vendim, përveçse kur verifikohet përjashtimi i nenit 138, shkronja “a”, të Kushtetutës.
Në këto kushte, referuar përmbajtjes së nenit 138 të Kushtetutës, ashtu edhe vendimit të saj nr. 35, datë 22.11.2022, Gjykata shtroi për zgjidhje pyetjen nëse zgjedhja e formulës aktuale është bërë në përputhje me qëllimin dhe objektivin e synuar dhe në raport të drejtë me nevojën që e ka diktuar atë. Për këtë qëllim, Gjykata vlerësoi se parimet dhe standardet nga të cilat duhet të udhëhiqet ligjvënësi në ushtrimin e diskrecionit për përcaktimin e pagës së gjyqtarëve, të cilat përbëjnë, njëkohësisht, edhe kufijtë e atij diskrecioni, synojnë, ndër të tjera: të ndalojnë uljen, të drejtpërdrejtë ose të fshehur, të shënjestruar të pagave dhe mbrojtjen ndaj instrumenteve që përmbajnë “elemente diskrecionale”; që paga të jetë e mjaftueshme dhe në përpjesëtim me dinjitetin dhe rëndësinë e funksionit; të ndalojnë ose kufizojnë uljen e pagës dhe/ose të caktojnë mekanizimin e rritjes/indeksimit të pagës për shkak të inflacionit me qëllim që ajo të ruajë vlerën reale sipas kostos së jetesës. Me fjalë të tjera, parashikimet ligjore të formulës duhet të jenë objektive, të parashikueshme, të qëndrueshme dhe transparente, në mënyrë që të përjashtojnë çdo ndërhyrje arbitrare nga pushtetet e tjera dhe t’i shërbejnë pavarësisë së pushtetit gjyqësor.
Gjykata, në përputhje me standardet kushtetuese të lartpërmendura, vlerëson se edhe pse është kushtetutshmërisht e lejueshme që ligjvënësi të parashikojë sisteme të ndryshme të pagave mes gjyqtarëve dhe funksionarëve të tjerë publikë apo që të ndryshojë formulën e llogaritjes së pagës së magjistratëve, mbrojtja kushtetuese që ofron neni 138 i Kushtetutës nuk lejon, në thelb, rregullime që sjellin rënie të vlerës reale të pagës gjyqësore, të drejtpërdrejtë apo të fshehtë.
Gjykata konstatoi se paga e gjyqtarit/magjistratit e caktuar në vitin 2016 nuk ka pësuar ndryshime, por vetëm problematika të zbatimit të ligjit në praktikë për shkak të mënyrës së formulimit të normës ligjore. Nga ana tjetër, pas vitit 2016, ekonomia e vendit është rritur në vijim, të ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur; fenomenet globale (Covid-19 dhe lufta në Ukrainë) kanë ndikuar në rritjen e çmimeve. Autoritet shtetërore bazuar në këto faktorë ekonomikë, krahas të tjerash, kanë ndërmarrë politika shtetërore për rritjen e pagave në sektorin publik dhe privat. Pjesë e këtyre masave ishte edhe ligji nr. 33/2023, i cili pagën e magjistratit e la të pandryshuar në dallim nga paga e nëpunësve të shërbimit civil (referenca e vjetër e formulës) dhe ajo e Presidentit të Republikës (referenca e re e formulës), që pësuan rritje domethënëse. Në këtë kuptim, ndonëse rezultati në vlerë financiare absolute i pagës së gjyqtarit, i prodhuar nga formula e re sipas ligjit objekt shqyrtimi, nuk është më i ulët se sa ai i prodhuar nga formula e mëparshme, formula e kundërshtuar në raport me rritjen ekonomike si dhe rritjen e çmimeve, ka passjellë një ulje të fshehur të shënjestruar të pagës së magjistratit, duke e ngrirë atë, arsye për të cilat ligji nr. 33/2023 duhet të shfuqizohet.
Në këto kushte i takon Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, për të përshtatur pagën e magjistratit me standardet kushtetuese, i cili duhet të realizohet brenda datës 31.07.2026. Gjithashtu, duke konsideruar se ligji nr. 33/2023 parashikonte rregullim prapaveprues pasi formula e re përllogaritej nga data 01.04.2023, Gjykata vlerëson se efektet financiare të ligjit të ri duhet të llogariten po nga data 01.04.2023, duke përcaktuar një skemë të arsyeshme përshtatjeje për pagesat e prapambetura për periudhën nga data 01.04.2023 deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri.
Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, për arsyet e mësipërme, Gjykata, me shumicë votash, vendosi:
Pranimin pjesërisht të kërkesës.
-Shfuqizimin e fjalisë së parë të shkronjës “a” të nenit 1, si dhe të pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
-Detyrimin e Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, brenda datës 31.07.2026.
-Efektet e shfuqizimit sa më lart hyjnë në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe, në çdo rast, jo më vonë se data 31.07.2026.
-Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
The final decision will be announced with reasons within the legal deadlines provided for by Law No. 8577, dated 10.02.2000 “On the Organization and Functioning of the Constitutional Court of the Republic of Albania”, as amended by the Regulation on Judicial Procedures of the Constitutional Court.
Lini një Përgjigje