TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2023-11-30 12:21:00

Money laundering scandal in Albania, notaries involved: Amounts vary from 50 to 225 thousand euros!

Shkruar nga Pamfleti

Money laundering scandal in Albania, notaries involved: Amounts vary from 50 to

Notarial declarations for recognition of debt/obligations are the last form of money laundering.

In Albania, notaries draw up about 10,000 such statements in a calendar year, and experts estimate that millions of euros are cleaned with this technique.

Meanwhile, the Money Laundering Prevention Directorate refuses to be informed in real time by notaries.

This behavior of the Financial Intelligence Agency in the face of the readiness of notaries for three years takes the form of a scandal, which requires an investigation by the authorities. The Directorate of Prevention of Money Laundering refuses to report notaries in real time.

A total of 225,000 euros was "legalized" by notary Shpresa Gjoçi through a declaration of recognition of obligation, number 234/185. The money was given years ago and the notarial declaration was drawn up only on the basis of the will of the parties.

Her colleague, notary Ermal Hamzaj, in another case, with the declaration of recognition of obligation dated September 3, 2021, "certified" another 100 thousand euros.

The above cases are two of about 50 notarial declarations for recognition of obligation, which I have already collected, with amounts ranging from 50 thousand to 225 thousand euros.

Five years ago, in the Civil Court of Tirana, the parties (one of which is Lefter Sulkaj, the former administrator of the German Hospital, arrested for fraud), with the notarial declaration for recognition of the obligation in the amount of 1.5 million dollars (1 billion and 500 million lek of old) asked the judge to issue an execution order.

None of these notarial acts have been referred by the relevant notaries to the General Directorate for the Prevention of Money Laundering (DPPP) in the Ministry of Finance, the institution responsible for this phenomenon, even though the amounts are such that they force the notaries to do so action. "This is a confidential relationship. I don't want to talk", Gjoçi answers briefly in her office, after INA's interest.

The notarial declaration for acknowledgment of obligation serves two purposes. " It is a document that certifies, recognizes the action that two people have done illegally, outside the banking system. With this statement, the debtor party, the one who gave the money, wants to recognize the debt and then asks the court to issue an execution order ", - explains the vice president of the National Chamber of Notaries, Fatmir Laçej.

Despite the fact that the notarial declaration for recognition of debt is "converted" into an execution order by a civil judge, the latter has no opportunity or right to judge its content. The judge judges only on the acts (documents) and has no contact with the parties at all.

The second way in which the notarial declaration is used to recognize the obligation is when the parties agree to settle the debt without going to court. In this case, the notarial statement for acknowledgment of liability serves only as a "source" of justification in the bank for amounts over ten thousand euros. State Police investigators see this as a form of money laundering.

INA has managed to provide the total number of notarial declarations for recognition of debt/obligation in the last two years. The numbers are significant.

During the year 2022, 9,626 declarations for recognition of debt were drawn up in notary offices, while only for the first 9 months of 2023 (from January 1 to September 30), 7,504 such statements were drawn up. This figure does not include loan contracts, which are interest-bearing.

Exponents of organized crime are drawing up notarial contracts for recognition of obligations, fictitious "debts" in order to clean up the money secured by criminal activity in different notaries, even in different districts, even SPAK is investigating state employees, judges, prosecutors and police officers, who want to "certify" the purity of the image through such statements.

The figures placed in these statements are considerable.

" There are also figures with 100,000 Lek or 1 million Lek old, but there are notarial declarations for acknowledgment of liability, which go up to 100,000 euros. I have made such. They are people I know" , says notary Fatmir Laçej.

An analysis by the INA shows that the majority of such notarial acts were done by about one fifth of the notaries. This concentration of performing these acts shows the "readiness" of this community of notaries to perform dubious, legal actions. In cases of drawing up a notarial statement for acknowledgment of obligation, it is understood that the action was performed outside the notary's office and not at the current moment, but some time ago.

In these circumstances, the notary has the obligation to carry out what is called extended vigilance for the financing sources of the one who gave the debt, the reasons why he gave it, because the debt (or loan) should not have interest conditions, as well as the reason, for which they were used by the recipient.

The number of notarial declarations for recognition of obligation has undergone an exponential increase after 2016. This is explained by several circumstances: first, the vetting process for judges and prosecutors began; secondly, the banks' rules for declaring the source of income were strengthened; thirdly, "with the cannabisization of the country", - explains a notary in the capital under conditions of anonymity.

In a study conducted by BIRN, only the judges of the administrative courts in Albania during the vetting process have justified about 83 million ALL with such foreign statements to third parties or statements for recognition of obligation.

The Independent Qualification Commission has called this practice fictitious in most of the decisions for prosecutors and judges who submitted notarial statements.

Sipas atij studimi, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare, detyrimet e larta jashtë sistemit bankar konsiderohen si tregues transaksionesh të dyshimta.

Të dhënat e publikuara raportojnë për një rritje të sasisë së parasë që qarkullon jashtë sistemit bankar. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit korrik të vitit 2023, jashtë bankave qarkullonin mbi 3.8 miliardë euro, nga 3.6 miliardë euro që ishin vitin e kaluar.

Në të njëjtën linjë me këtë shqetësim është edhe Shoqata e Ndërtueseve, e cila para disa ditësh publikoi konstatimin e saj se, pjesën e parë të vitit 2023 shitja e pronave të paluajtshme është bërë duke anashkaluar sistemin bankar, pra, me pará fizike (cash).

Aktualisht, Shqipëria nuk ka kufizime në vlerën e pagesave që mund të kryhen me pará fizike për blerjen e mallrave apo shërbimeve.

Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave huamarrjen e ka renditur në vendin e gjashtë të tipologjive të raporteve për aktivitet të dyshimtë, që kjo agjenci inteligjence merr nga aktorë të ndryshëm, përfshirë edhe noterët.

Për herë të parë këtë tipologji Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave e ka evidentuar në vitin 2013.

Në atë vit Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka marrë 18 raportime për dyshime për pastrim parash nëpërmjet sponsorizimeve, dhurimeve apo dhënieve hua për të tretët.

Numri i raportimeve që noterët kanë bërë në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave për dyshime si përpjekje për pastrim parash, në zërin që lidhet me sponsorizime/dhurime/dhënie huaje nga/për të tretë, për vitet 2013-2017 (pas këtij viti nuk ka më statistika për këtë aspekt.

Një pjesë e deklaratave noteriale për njohje detyrimi, ato që kapërcejnë shumën 100 mijë euro, ku përfshihen edhe deklaratat e noterëve Gjoçi dhe Hamzaj, janë duke u hetuar nga ekspertët e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave ose nga Agjencia e Inteligjencës Financiare.

Ato janë pikasur gjatë inspektimeve në zyrat e noterëve nga punonjësit e kësaj strukture, sepse vetë noterët nuk e kanë njoftuar Drejtorinë e Agjencisë së Inteligjencës Financiare, siç kërkon ligji. Por, duket se rastet e evidentuara nuk e luftojnë apo parandalojnë fenomenin.

Numri i raportimeve që noterët kanë bërë në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave për dyshime si përpjekje për pastrim parash, në zërin që lidhet me sponsorizime/dhurime/dhënie huaje nga/për të tretë, për vitet 2013-2017 (pas këtij viti nuk ka më statistika për këtë aspekt.)
Gjatë 16 viteve të fundit, që nga viti 2007, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka inspektuar në mjediset e tyre (në zyrë) më pak se gjysmën e noterëve. Por, duke marrë në konsideratë se një numër të konsiderueshëm të noterëve në Tiranë e kanë inspektuar më shumë se një herë, ka ende një kontingjent noterësh, që nuk është inspektuar asnjëherë nga punonjësit e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Numri i inspektimeve në terren dhe në distancë, që punonjësit e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave kanë bërë te noterët sipas viteve
Aktualisht, sipas udhëzimit të Ministrisë së Financave, noterët kanë detyrim që t`i raportojnë transaksionet e dyshimta, fizike brenda 24 orëve nga momenti që janë kryer.

Numri i inspektimeve në terren dhe në distancë, që punonjësit e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave kanë bërë te noterët sipas viteve
Agjencia e Inteligjencës Financiare ka rezerva për noterët, të cilët, sipas saj, nuk raportojnë në kohë ose fshehin një pjesë të akteve noteriale, që bëjnë.

Ndërkohë që kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterëve, Mimoza Sadushi, duke folur në emër të noterëve, ka një tjetër qëndrim. “Gjithmonë kemi synuar të jemi shumë transparentë ndaj kësaj drejtorie, – thotë Sadushi. – Nga ana tjetër kemi synuar që ta “shkarkojmë” noterin nga procedurat e shumta dhe burokratike, që duhet të kryejë në përditshmërinë e tij”.

Për këtë arsye Dhoma Kombëtare e Noterëve ka propozuar që raportimi në Njësinë e Inteligjencës Financiare për të gjitha aktet noteriale të kryhet në kohë reale, në momentin që kryhet nga noteri. Teknologjia digjitale e bën këtë të mundur.

“Ne e kemi bërë propozimin, e kemi bërë punën tonë, por, me sa di, për mungesë fondesh drejtoria nuk është e gatshme që ta presë këtë informacion në kohë reale”, – thotë znj. Sadushi.
Që prej vitit 2020 Dhoma e Noterëve me financimin e saj (kontribut i të gjithë noterëve) ka ngritur sistemin digjital, NISA. Ky sistem mundëson digjitalizimin e të gjithë procesit dhe praktikave noteriale. Sistemi, i njohur nga qeveria shqiptare si një bazë të dhënash shtetërore, gjeneron një numër shumë të madh të dhënash mbi veprimtarinë e rreth 430 noterëve në të gjithë Shqipërinë.

Bazuar në këtë mundësi, që ofron programi NISA, Dhoma Kombëtare e Noterëve i ka propozuar Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dërgimin automatik dhe në kohë reale të raportimeve të transaksioneve me pará fizike (cash). Kjo praktikë i mundëson Agjencisë së Inteligjencës Financiare të njihet me të gjitha transaksionet që ndodhin në Shqipëri, duke vendosur më pas se cilin prej tyre të investigojë më tej.

Kjo sjellje e Agjencisë së Inteligjencës Financiare bie ndesh me propagandën e qeverisjes aktuale për kalimin e shërbimeve online. Digjitalizimi i shërbimeve dhe i komunikimit me institucionet publike është propaganduar si një nga format për të shmangur dhunën institucionale ndaj qytetarit dhe për të reduktuar aktet e korrupsionit.

INA zotëron korrespondencën midis Dhomës së Noterëve në Shqipëri dhe Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave për të mundësuar raportimin në kohë reale nëpërmjet teknologjisë digjitale të të gjitha transaksioneve, që kryhen me pará fizike në Shqipëri.

Propozimi i Dhomës së Noterëve së pari realizon raportimin në kohë reale dhe shmang sjelljet e vullnetshme ose të paqëllimshme të noterëve për të mos i raportuar rastet e dyshimta. Në këtë rast është sistemi që e gjeneron informacionin dhe e kryen veprimin. Së dyti, kursen kohën e noterit për të plotësuar formularin e raportimit, për të hyrë në sistemin digjital të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, për një proces që aktualisht gjenerohet nga sistemi NISA.

Dhoma e Noterëve i ka nisur propozimet që në shkurt të vitit 2021, duke i shoqëruar me tre variante raportimi: “Varianti i parë është mundësia e raportimit direkt nga noteri në sistemin NISA dhe hapja e një llogarie për të raportuar në grup, gjithë raportimet ditore të noterëve. Për ta realizuar këtë variant kërkohen vetëm disa përmirësime të programit”, – shkruajnë ekspertët e Dhomës së Noterëve.

Varianti i dytë mundëson raportimin direkt nga noteri nëpërmjet sistemit NISA dhe marrjen e konfirmimit të pranimit të raportimit nga sistemi i raportimit të DPPPP-së (në kohë reale). Mirëpo ky variant kërkon një modul të posaçëm (program) për administrimin e raportimeve të sistemit NISA dhe një ndërveprim midis sistemit NISA dhe Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave me një lidhje të sigurt në kohë reale.

“Varianti i tretë ofron mundësinë e marrjes së raportimeve, duke përdorur platformën qeveritare të ndërveprimit GG (Government Gateway), për realizimin e të cilit kërkohet angazhim burimesh njerëzore për të ndryshuar bazën ligjore, si dhe një buxhet i konsiderueshëm”, – shkruhet në email-in e datës 10 shkurt 2021, që Dhoma e Noterëve i përcjell Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave fillimisht kanë shprehur gatishmërinë dhe optimizmin për ta realizuar këtë mënyrë funksionimi.

Por, dy muaj më pas, më 20 prill të vitit 2021, kanë kthyer përgjigje zyrtare se “aktualisht DPPPP-ja nuk është ende e gatshme të bëjë testime për procesin e raportimit të formularëve RTPF nga NISA”.

Për Dhomën e Noterëve Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave  nuk ka dhënë asnjë shpjegim për arsyet e refuzimit të kësaj skeme.

Dhoma e Noterëve në Tiranë pohon se përfaqësuesit ose drejtuesit e Agjencisë së Inteligjencës Financiare kanë që nga viti 2021, që deklarojnë se do e konsiderojnë kërkesën për informatizim. Por, duket se kjo kërkesë ka dalë nga agjenda e takimeve dhe përparësitë e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.

INA, duke shfrytëzuar Ligjin për të Drejtën e Informimit, e pyeti Agjencinë e Inteligjencës Financiare (AIF), për arsyet e refuzimit të propozimit të Dhomës së Noterëve për raportimin online dhe për koston financiare të realizimit të këtij raportimi.

Përgjigjja zyrtare ishte një shmangie ndaj pyetjeve të INA-s: “Që prej vitit 2021 Dhoma Kombëtare e Noterisë ka bërë funksional sistemin NISA, që mundëson regjistrimin e të gjitha akteve noteriale në vend, në të cilin Agjencia e Inteligjencës Financiare ka akses të plotë”.

Më pas përgjigjja kishte një citim nga legjislacioni për mënyrën e raportimit dhe në fund përgjigjja mbyllej në këtë mënyrë: “Mes Agjencisë së Inteligjencës Financiare dhe Dhomës Kombëtare të Noterëve ka një proces të vazhdueshëm takimesh, komunikimi dhe bashkëpunimi të ngushtë për përmirësimin e vazhdueshëm të funksionimit të sistemeve të aksesit në informacion, si dhe raportimit në përputhje me legjislacionin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

“Ne e kemi shtruar rrugën. Ata duhet të këmbëngulin për ta realizuar këtë proces”, – thotë Fatmir Laçej, nënkryetari i Dhomës Kombëtare të Noterëve. Laçej vlerëson drejtuesit e kësaj strukture, por nuk i duket bindës argumenti i mungesës së fondeve. Ai tregon se është në bisedime me administratorët e kompanisë, që kanë realizuar programin NISA, për të realizuar programin edhe nga ana e Agjensisë së Inteligjencës Financiare. “Nëse duam ta formalizojmë ekonominë, noteri ka një rol kyç, –  thotë ai. – Ky komunikim, që ne propozojmë, forcon rolin e noterit dhe e çliron atë nga ngarkesat e tepërta.”
Një noter i ndëshkuar nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave në Tiranë pikërisht për mungesë raportimi pohoi për INA-n se arsyet e vërteta të refuzimit të aplikimit të raportimit online në kohë reale janë disa.

Së pari, se duke raportuar në kohë reale, inspektorët e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave nuk kanë më arsye për të kryer kontrolle fizike në zyrat noteriale.

Forma e inspektimeve fizike, jo vetëm që është një mjet presioni i pushtetit ndaj noterëve, por edhe një mundësi korrupsioni. Arsyeja e dytë, sipas noterit, është “toleranca” e nënkuptuar për të vijuar me pastrimin e parave në Shqipëri.

“Është amnistia fiskale, e kryer nga aktorët e drejtësisë”, – shprehet një tjetër noter në Tiranë.
Si rezultat i inspektimeve, që punonjësit e Agjensisë së Inteligjencës Financiare kanë realizuar në zyrat noteriale, janë aplikuar edhe masat administrative, kryesisht gjoba.

Vetëm në vitin 2014 janë vendosur 29 gjoba.

Numri dhe shuma totale e gjobave që punonjësit e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave  iu kanë vënë noterëve në vitet 2012-2022
Një formë ndëshkimi, e njohur me ligj, është publikimi i gjobave. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, nuk e ka aplikuar këtë formë dënimi në asnjë rast për noterët.

The total number and amount of fines that the employees of the Money Laundering Prevention Directorate have imposed on notaries in the years 2012-2022. Only in two cases has the
Financial Intelligence Agency proposed to the Ministry of Justice the removal of the license of notaries. In both of these cases, the request was rejected by the Ministry of Justice. /Ina Media

skandali i pastrimit të parave në shqipëri

Lini një Përgjigje