TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2025-08-21 09:33:00

Vëllai i Erion Veliajt paraqitet në SPAK, merret në pyetje si person në dijeni

Shkruar nga Pamfleti
Vëllai i Erion Veliajt paraqitet në SPAK, merret në pyetje si
Arber Veliaj

Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arber Veliaj, është paraqitur sot në ambientet e SPAK-ut.

Ai do të merret në pyetje nga prokurorët si person që ka dijeni për hetimet që po zhvillohen në dosjen ndaj Erion Veliajt. 

Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit, pasi u arrestua më 10 shkurt. Ai është nën hetim nga SPAK për  korrupsion dhe pastrim parash.

Në të njëjtën dosje janë nën hetim edhe 6 biznesmenë si edhe bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa që vijon të paraqitet në SPAK sipas një mase të zbutur nga gjykata nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Ai ka kërkuar vazhdimisht rrëzim të masës së sigurisë, ndërsa së fundmi Gjykata e Lartë hodhi poshtë rekursin e bërë nga kryebashkiaku.

Vijon...

 

Lini një Përgjigje