Një tjetër “thumb” diplomatik ka ardhur këtë herë nga Parisi, pasi Presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka humbur rastin të ironizojë homologun amerikan Donald Trump, duke shfrytëzuar batutat pikante të mbretit britanik gjatë vizitës në SHBA.
Gjatë një darke shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, Charles III solli në vëmendje historinë për të theksuar lidhjet mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, por pa kursyer as një “goditje” të lehtë ndaj deklaratave të mëparshme të Trump.
“Si pasardhës i drejtpërdrejtë i Mbretit George III, e di që ky është një komb që nuk dorëzohet kurrë”, tha ai, duke kujtuar rrënjët historike britanike në Amerikë, të reflektuara edhe në emra si Carolinas, Virginia, Georgia dhe Maryland.
Por kulmi erdhi kur ai iu përgjigj një deklarate të Trump në Davos, ku ky i fundit kishte thënë: “Pa ne, tani të gjithë do të flisnit gjermanisht dhe ndoshta pak japonisht”.
Replika e monarkut britanik ishte po aq therëse: “A guxoj të them se nëse nuk do të ishim ne, do të flisnit frëngjisht.”
Një batutë që lidhet drejtpërdrejt me rivalitetin historik mes Britanisë dhe Francës për dominimin në Amerikën e Veriut, shumë kohë para pavarësisë së SHBA-së.
Dhe pikërisht këtu hyn në skenë Macron. Presidenti francez, me një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, e kapi menjëherë mesazhin dhe nuk hezitoi të “hedhë benzinë në zjarr”:
“Kjo do të ishte elegante!”
Një fjali e vogël, por që në gjuhën diplomatike përkthehet si një tjetër kunjë e rafinuar ndaj Trump, duke treguar se ironia në politikën ndërkombëtare mbetet një armë po aq e mprehtë sa edhe deklaratat zyrtare.
That would be chic! pic.twitter.com/gMnLF224jU
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) April 29, 2026
Thone qe fiset gjermanike anglo-saksone e kane origjinen nga dyndjet e fiseve Ilire ne lashtesi. Si duket nga rrenjet e lashta Mbreti Englez duhet ta kete origjinen nga keto fise Ilire diku nga Dibra dhe e gjuajti me kunj si Dibranet Mr. Trump. Per nder e ka gjujt me kunj si Dibronet. Englezet jane mjeshtra te sarkazmes e ironise e kur te shkosh ne shtepi te dhemb bytha. A e pate se si dallohej gruri nga egjeri. Fisnikeria eshte e mbetet fisnikeri. Fisniku merret me natyren e nuk e ka per ulje te ndyje duarte me pleh e te mbjelle. Mbreteroret i cojne femijet te sherbejne ne ushtri, te ushqehen me bijte e popullit ne gaveta e te shkojne ne luftra, ndersa matrapazet (biznesmenet) e harbuteria rendin pas sendeve te florinjta se kujtojne qe do shkelqejne mbi te tjeret.