TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2024-01-09 21:25:00

Shokuese në Ekuador/ Banda të armatosur hyjnë në studion televizive Live, marrin peng panelistët dhe stafin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shokuese në Ekuador/ Banda të armatosur hyjnë në studion

Një ngjarje shokuese ka ndodhur vetëm disa momente më parë në Ekuador, ku persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një studio televizive.

Sipas mediave të huaja, mësohet se personat e armatosur po mbajnë peng njerëzit që ndodheshin në studio, ndërsa pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.

Duke përdorur pistoleta, mitralozë dhe kallëpe dinamiti, kriminelët e maskuar sulmuan selinë e rrjetit TC Televisión në qytetin më të madh të Ekuadorit, Guayaquil.

Ata kanë bërtitur duke thënë se kanë me vete bomba, ndërsa mësohet se brenda studios janë dëgjuar të shtëna.

Incidenti vjen në mes të rrëmbimit të të paktën shtatë oficerëve të policisë dhe sërë shpërthimesh, vetëm një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Adolfo Macias, i njohur si Fito, u raportua i zhdukur nga qelia e tij të dielën (7 janar).

Kreu i bandës Los Choneros po vuante dënimin me 34 vjet në burgun La Regional për trafik droge dhe vrasje.

ekuador studio televizive peng paneliste staf

Lini një Përgjigje