TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-02-20 15:33:00

Vrasje me thikë në Tiranë, qëllohet për vdekje 32-vjeçari Egli Pashollari

Shkruar nga Pamfleti
Vrasje me thikë në Tiranë, qëllohet për vdekje
Foto ilustruese

Humb jetën Egli Pashollari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë., ku një i ri ka humbur jetën pas një konflikti me thika. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në Tiranë.

Viktima është identifikuar si Egli Pashollari, 32 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, ai është përfshirë në një sherr me mjete prerëse, i cili ka përfunduar tragjikisht.Dyshohet se sherri ka ndodhur për shkaqe banale.

Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të plota mbi motivet e vërteta të konfliktit apo personat e tjerë të përfshirë. Nuk dihet nëse autori është identifikuar apo ndaluar nga autoritetet.

Policia pritet të japë një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe hapat e ndërmarrë për zbardhjen e plotë të saj.

e rende vrasje

1 Komente

  1. M
    Mal Berisha

    A duhej patjetër të thuhej se agresorët ishin nga Tropoja, meqë për viktimën nuk thuhet se nga ishte? Por e sigurt është që Pashollari nuk është nga Tirana…!?

    Lini një Përgjigje