Koloneli Dritan Demiraj u shpreh se gjendja e kryeministrit Edi Rama është e rënduar. Sipas tij protestat në Shqipëri nuk janë nxitur nga shërbime të huaja, por sipas tij janë pasojë e keqqeverisjes dhe pakënaqësisë qytetare.
“Ajo që i pengoi protestat, fillimin e këtyre protestave, sepse kishim informacione, ishte konflikti i Iranit, i cili i zhvendosi përkohësisht. Së dyti, ju e dini që është akuzuar vazhdimisht Irani kjo për mendimin tim është absolutisht e pavërtetë dhe Rusia sepse në qoftë se ka një vend i cili ka dijeni për përfshirjen e Iranit, të bizneseve iraniane, të cilët një pjesë e madhe e biznesmenëve strategjikë të Shqipërisë, një pjesë të madhe të biznesit e bëjnë me Iranin nëpërmjet Turqisë, edhe Edi Rama e di shumë mirë këtë. Kjo e hedh menjëherë poshtë”, theksoi ai.
Ai gjithashtu ngriti pretendime për lidhje të mundshme me segmente ruse, të cilat tha se po hetohen nga institucione ndërkombëtare, pa paraqitur prova publike.
“Së treti, në se flasim për Rusinë, po t'i referohemi partisë komuniste, partisë së slavokomuniste e pastaj më pas Partisë Socialiste, askush më shumë se kjo forcë politike nuk ka lidhje me bashkëpunim sigurisht fshehtë me Federatën Ruse dhe në këtë këndvështrim edhe hetimet që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Bashkimin Europian, për të cilat unë nuk jam i autorizuar t'i deklaroj, por që kam një informacion të detajuar tregojnë lidhje të qeverisë shqiptare me segment të caktuar të Federatës Ruse”.-tha Demiraj.
Sipas tij, shkaku kryesor i protestave është “papërgjegjshmëria” dhe “keqqeverisja”, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se synon të qëndrojë gjatë në pushtet.
Lini një Përgjigje