Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tepelenë–Krahës, në afërsi të fshatit Iliras.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa qarkullonin në drejtime të kundërta.
Raportohet se si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 8 persona, të cilët kanë qenë në automjetet e përfshira në aksident.
Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe po heton lidhur me shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti. Personat e lënduar janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje