TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-09-10 14:50:00

Detaje nga krimi i dyfishtë në Roskovec, viktimat dy vëllezër; zbardhet identiteti 

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga krimi i dyfishtë në Roskovec, viktimat dy

Krimi ndodhi rreth orës 14:00, ndërsa viktimat janë dy vëllezërit Lavdimir dhe Gramoz Kurtaj. 

Altin Kuka është autori i dyshuar i krimit të dyfishtë në fshatin Kurjan të Roskovecit. 

Raportohet se 49-vjeçari pasi kreu vrasjet është vetëdorëzuar. Krimi ndodhi rreth orës 14:00, ndërsa viktimat janë dy vëllezërit Lavdimir dhe Gramoz Kurtaj. 

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat nga uniformat blu, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit në cilësinë e provës materiale.

Aktualisht, janë ngritur pika kontrolli hyrje dhe dalje të Fierit.

 

Lini një Përgjigje