Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një fëmijë 5-vjeçar ka rënë nga ballkoni i banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ndërsa mësohet se i mituri ka rënë nga ballkoni i një apartamenti në katin e katërt të një pallati.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e urgjencës, të cilat kanë transportuar të miturin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Sipas mjekëve, fëmija ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e rënies dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Lini një Përgjigje