TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-04-10 19:22:00

Të shtëna me armë në Fushë-Krujë, vritet një person!

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë në Fushë-Krujë, vritet një
Foto ilustruese

Një person ka ekzekutuarikunatin e tij me armë zjarri në Fushë-Krujë. Përplasja mes tyre kishte nisur disa ditë më herët dhe degradoi në vrasje. Policia po kërkon autorin dhe po heton për zbardhjen e plotë të krimit.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fushë-Krujë pasditen e sotme. Një person ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes palëve të ndodhur para disa ditësh.

Rrethanat e plota mbeten ende të paqarta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.

vrasje fushë-krujë

Lini një Përgjigje