TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-01-19 15:44:00

I akuzuar si bashkëpunëtor për vrasjen e Mondi Mëhallës, Apeli lë në burg Xhino Agon

Shkruar nga Pamfleti

I akuzuar si bashkëpunëtor për vrasjen e Mondi

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur masën ‘arrest në burg’ Xhino Agon duke lënë në fuqi vendimin e 05.12.2025 te Gjykatës së Shkallës Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se Apeli ndryshoi vetëm njërën pikë, në lidhje me vlerësimin e arrestimit në flagrancë për personin nën hetim.

Xhino Ago e shpalli të paligjshëm pasi nuk është prangosur në flagrancë. Ago dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhalla.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas policisë, autorët kanë përdorur një automjet që ishte në pronësi të Agos ndërsa ky i fundit dhe Mëhalla ishin ortakë. Mëhalla rezulton që në mars 2023 t’i ketë shitur të dyshuarit për vrasje, Xhino Ago, kompaninë e tij të dhënies me qira të makinave dhe shërbimeve taksi, “Albania Car Agency”. 

Rolet në vrasje:

Kujtim Pisha (roja i karburantit), bashkëpunëtor në krim

Xhino Ago – Ish-ortak me Mondi Mëhallën, porositës i krimit, i dyshuar

Marselo Arani dhe Armando Kola – autorët e atentatit

 

Lini një Përgjigje