TAGS-AT E JAVËS

Kronike2023-09-27 22:30:00

Kërcet sërish arma në Shkodër, plagoset një person në Malësi të Madhe

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet sërish arma në Shkodër, plagoset një person

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, këtë herë në Malësinë e Madhe ku raportohet se një person është plagosur me armë zjarri.

I riu mësohet se ka marrë një plumb në shpatull dhe është shoqëruar për në spital, por fatëmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes 3 personave në fshatin Grizhë. Njëri nga personat e përfshirë në konflikte raportohet se është arrestuar, ndërsa personi i tretë thuhet së është në arrati dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Ende nuk dihen  rrethanat e  ngjarjes, ndërkohë që policia dhe grupi hetimorë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

shkodër plagosja malësi

Lini një Përgjigje