
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg oficerin, Jeton Lami, cili u arrestua pas zhdukjes së të shumkërkuarit Ervis Martinaj. Lamit, mësohet se për shkak të gjykimit të shkurtuar do t'i ulet 1/3 e dënimit.
Jeton Lami, ndihmoi dhe transportoi të shumëkërkuarin nga policia, Ervis Martinaj që të arratisej. Jeton Lami për herë të fundit ka lëvizur me makinë me Ervis Martinajn në Durrës e Tiranës, më datë 5 dhe 7 gusht 2022, pamje të cilat janë dokumentuar nga filmime të kamerave të sigurisë.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, agjenti i policisë kyçi gojën para togave të zeza, ndërsa gjyqtari Aurel Arapi pranoi kërkesën e prokurorit Bardhyl Shehu dhe vendosi masën e sigurisë arrest më burg pa afat, ndaj 28-vjeçarit Jeton Lami.
Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar edhe nga agjenti i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili deri me tani nuk e ka hapur ende gojen per te rrefyer ate qe di per Martinajn.
Lami u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Për herë të parë hetuesit kanë mundur të zbulojnë se më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.
Për gjetjen e Martinaj janë kryer një sërë hetimesh nga policia dhe prokuroria, ndërsa një numër personash janë marrë në pyetje përfshi dhe Indrit Doklen i cili nga deklarimet e dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani, thuhet se Martinaj kërkonte të vriste për 500 mijë euro.
Nga materialet hetimore të depozituara në masën e sigurisë në gjykatën e Kurbinit rezultojnë dhe dëshmitë e të afërmve të Martinaj mes tyre dhe babait të biznesmenit. Mustafa Martinaj ka kërkuar nga hetuesit të zbardhin edhe pistën e përfshirjes së Indrit Dokles pasi sipas tij dhe familajrëve deklarimi i Dumanit mund të ketë sjellë një hakmarrje të Dokles ndaj djalit të tyre. Vetë Dokle rezulton në listën e të pyeturve nga hetuesit dhe ka mohuar të ketë një përfshirje apo lidhje me këtë ngjarje që po heton prokuroria.
Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani gjatë muajit maj në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK.
Në përditësim...
Lini një Përgjigje