Sali Berisha
Në fund të mbledhjes së Grupit Parlamentar, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është vendosur mes të tjerash që të vazhdohen negociatat me Gazment Bardhin dhe grupin e tij.
“Grupi me unanimitet të plotë pas diskutimeve të secilit, ishte i mendimit që të vazhdojnë negociata me grupin, deputetët e tjerë të Gazment Bardhin, me qëllimin më të mirë, arritjen e një bashkimi, pasi konstatohet se ky vullnet ekziston nga të gjitha palët. Unë e quaj këtë vendim një vendim të drejtë në përputhej me interes atë PD, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj”, tha Berisha.
“Me Bardhin dhe çdo deputet tjetër, veç Alibashës dhe Lul Pengut kjo parti është dhe do jetë e hapur për diskutime”, u shpreh më tej Berisha.
Lini një Përgjigje